Emërohet komandanti i ri KFOR-it, kush është Enrico Barduani

Gjeneralmajori i ushtrisë italiane, Enrico Barduani, e ka marrë edhe zyrtarisht detyrën e shefit të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR. Barduani është përshkruar si njohës i mirë i rajonit të Ballkanit. Këtë pozitë për një vit e ka pasur gjeneralmajor i ushtrisë turke, Ozkan Ulutash.

Ulutash e ka përmendur që KFOR-i përkrah plotësisht dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, si platformën e vetme për zgjidhje të të gjitha mospajtimeve mes dy palëve. Ai është nderuar me medalje për përkushtimin e tij në këtë, dhe misionet tjera të NATO-s.

Krerët më të lartë të shtetit kanë marrë pjesë në këtë ceremoni, përfshirë presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin, Albin Kurti.

Osmani ka thënë se populli dhe institucionet e Kosovës do të punojnë ngushtë me KFOR-in dhe partnerët ndërkombëtarë për të garantuar sigurinë për qytetarët e vet.

“Fëmijët tanë janë gjenerata e parë në historinë e kombit tonë, që nuk e njohin luftën. Duke punuar së bashku, le të sigurohemi që do të vazhdojë të jetë ashtu”. Ajo ka folur për sfidat e ndryshme të sigurisë, të cilat i ka përjetuar Kosova në 25 vjetët e fundit, duke veçuar sulmin e vitit të kaluar në Banjskë, në veri të Kosovës.

Në atë sulm të kryer nga një grup serb, që Kosova e konsideron terrorist dhe fajëson shtetin e Serbisë, është vrarë rreshteri, Afrim Bunjaku. Në këmbim e sipër të zjarrit, më pas, janë vrarë edhe tre sulmues serbë. Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq.

Autoritetet e Kosovës kanë ngritur aktakuzë ndaj tij dhe dhjetëra personave tjerë, që besohet se janë të lirë në Serbi. Tre prej tyre janë të arrestuar në Kosovë. Aktualisht KFOR-i ka mbi 4.400 trupa ushtarake në Kosovë.

NATO-ja e ka shtuar praninë e saj në Kosovë gjatë vitit 2023, pas rritjes së tensioneve në veriun e banuar me shumicë serbe.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kryetari i zhelinës vazhdon me realizimin e premtimeve që dha në zgjedhjet lokale!

Kryetari i Zhelinës po vazhdon të përmbushë premtimet e dhëna gjatë zgjedhjeve lokale. Projektet e paralajmëruara në infrastrukturë, shërbime komunale dhe investime publike janë...

UT shpreh ngushëllime për vdekjen e Daorsa Spahijës

Universiteti i Tetovës nëpërmjet Kuvendit Universitar të Studentëve, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Daorsa Spahijës, e cila dje u gjet e vdekur në...

Vrasje e rëndë në Malishevë: Dhëndri ekzekuton dy miqtë e tij

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur sot në Malishevë, ku sipas informacioneve të para, një person ka vrarë dy miqtë e tij. Sipas raportimeve të...

Ngjarja tragjike e studentes në Tetovë, gazetari Hasipi: Turp për SPB-Tetovë- heshtja që shqetësoi mijëra studentë dhe familje

“Lidhur me rastin tragjik të studentes nga Kosova, Policia e Maqedonisë, për hir të interesit të përgjithshëm, evitimin e paqartësive, evitimit të dezinformacioneve, do...

Izraeli u bën thirrje hebrenjve të largohen urgjentisht nga New York-u pas zgjedhjes së Mamdanit

Zohran Mamdani, demokrati progresiv me origjinë nga Uganda, ka qenë kritik i hapur i fushatës ushtarake të Izraelit në Gaza, duke e quajtur atë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu