Lajme Qalaj i bën thirrje AKI-së që Kusari-Lila të shpallet rrezik për sigurinë kombëtare të Kosovës

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj ka thënë për audio-incizimin e shefes së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lilës me terroristin serb Milan Radoçiqin se është çështje e sigurisë nacionale, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ai kërkuar të di se cilat kanë qenë kërkesat e Radoiçiqit që ia ka plotësuar VV-ja.

“Koordinimi i shefes së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari me liderin e Listes Serbe, terroristin Milan Radojqiq, nuk është më vetëm problem politik, por edhe çështje e sigurisë nacional. Cilat kërkesa të Radojqiqit i ka plotësuar VV, Kusari dhe Kurti në këmbim të votës së deputetëve të Listës Serbe për për të përjashtuar veteranët e luftës nga paga minimale? Nëse VV, Kusari dhe Kurti janë në gjendje për të sakrifikuar, nënçmuar dhe përbuzur kategorinë më të lavdishme të luftës së UÇK-së, për të plotësuar egon e nacionalizmit serb?”, ka shkruar Qalaj.

Tutje në postim ai i bën thirrje AKI-së që Kusari-Lila të shpallet rrezik pa pranueshëm për sigurinë Kombëtare të Kosovës.

“Ju bëjë thirrje institucioneve të sigurisë e sidomos AKI-së që kryetarja e grupit parlamentar të VV, Deputetja Mimoza Kusari Lila të shpallet rrezik i pa pranueshëm për sigurinë Kombëtare të Kosovës dhe e njejta të përgjigjet para organeve të drejtësisë”, shkruan deputeti i PDK-së në Facebook

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Helikopteri jordanez rrëzoi një dron iranian!

(Video) helikopteri jordanez🇯🇴 rrëzoi një dron iranian i cili ishte drejtuar drejt tel avivit!

Irani ka gati raketat kundër Amerikës

Irani ka përgatitur raketa dhe pajisje të tjera ushtarake për sulme kundër bazave amerikane në Lindjen e Mesme Irani ka përgatitur raketa dhe pajisje të...

B-2, bombarduesit që mbajnë “superbombën” kundër bunkerëve të thellë

Pajisja u zhvillua në gjysmën e parë të viteve 2000 me qëllim përdorimin e saj kundër vendeve armiqësore. Dhe më pas u modifikua për...

Edhe një gënjeshtër nga VREDI për kapital politik në zgjedhjet komunale!

Kohë më parë shefi i shtabit zgjedhor i kampit vredist efendi Adnan Azizi, deklaroi në një fjalim "patriotik" se ligji për "branitellët" nuk do...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu