Reagime pas publikimeve të audio-incizimeve të Mimoza Kusarit – Lilës dhe Milan Radoiçiq!

Në media sot janë publikuar disa audio-incizime të reja ndërmjet shefes së Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq.

Në audio-incizimet e publikuar, Kusari-Lila dhe Radoiçiq flasin për disa çështje që kanë të bëjnë me kalimin e Projektligjit për Pagën Minimale dhe për votimin e një kandidati për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese në qershor të 2022-së, transmeton Telegrafi.
Këto biseda mes Kusari-Lilës dhe Radoiçiqit kanë nxitur reagime të deputetëve dhe analistëve politikë.

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, në reagimin e saj ka shkruar se Kusari-Lila ka bërë pazare duke dëmtuar Republikën.

“E vyeshmja e Albin Kurtit është koordinuar me kryekriminelin dhe terroristin, Millan Radoiçiqin për çdo veprim e votim në Kuvend. Për këto koordinime ka pas urdhër nga Albin Kurti. Le të tregoj çfarë kërkesa ia ka plotësuar Millanit në kompensim të votave? Pazare në dëme të Republikës. Ju ka ardhur fundi Kryeministër”, ka shkruar ajo.

Ndërsa, Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka pohuar se “Bashkim vëllazërimi nuk bëhet fshehtë o trima”.

“Bisedojnë në telefon me Radojçiqin fshehtë a në publik të shiten patriotë. Nuk është çudi që Radojçiqi e ka ndërtuar villen në veri mu në kohen e bashkim vëllazërimit 2021-2023. Më vjen keq për secilin në LVV që pa vullnetin e tij të lirë duhet me dal me mbrojtë bashkim vëllazërimin LVV-Radojçiq”, thuhet në reagimin e Miftarajt.

Një reagim e ka bërë edhe Burim Ramadani, ish-inspektori i AKI-së.

Ramandai thotë se ka ardhur momenti që Kusari – Lila të rrëfehet kush dhe si e nxiti apo e ‘detyroi’ të negociojë me Radoiçiqin.

“Në siguri kombëtare, shpeshherë më e rëndësishme është pista që çon tek planifikuesit sesa domosodoshmërisht zbatuesit. Mimoza në këtë rast mund të konsiderohet zbatuese nëse e dëshmon se nuk është vet planifikuesja. Ajo duhet të rrëfehet kush është apo janë urdhëruesit”, thuhet në reagimin e Ramadanit.

Tutje, ai ka shkruar se “Nëse është vet edhe planifikuese, edhe zbatuese, e ka përgjegjësinë e plotë për cenim të sigurisë kombëtare dhe bazuar në këtë duhet të përgjigjet në Gjykatë”.

“Mimoza edhe duhet të rrëfehet, edhe të dënohet sipas ligjit! Por, ajo mund t’i kontribuojë sigurisë kombëtare nëse dëshmon për urdhëruesit mbi të”, ka pohuar ai.

Ndryshe, për audio-inicimet e publikuara sot u pyet kryeministri Albin Kurti në një konferencë për media, e cila u mbajt pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës.

Kurti deklaroi se tashmë do të intensifikohet lufta hibride kundër Republikës së Kosovës, e në veçanti kundër Qeverisë, duke mohuar se ai nuk i ka dëgjuar këto audio-incizime.

“Ju posa thatë se në këto momente paska pas ndonjë publikim, kështu që në këto momente nuk kam as se si ta shoh e as ta dëgjoj… Përshtypja ime është se tash do të intensifikohet lufta hibride kundër Republikës së Kosovës, e në veçanti kundër Qeverisë, grupit tonë parlamentar dhe shefes së grupit…

Këtë e kemi parë në të kaluarën dhe nuk pres shumëçka të re prej atyre të vjetërve, të cilët natyrisht problemin më të madh e kanë sikurse që në këto tri vite e gjysmë që ka pasur sundim të ligji, rend publik, kushtetutshmëri e integritet territorial nuk i gjeni asnjëherë në Kosovën e pasluftës”, tha Kurti.

Ndërsa, Faton Klinaku nga OVL-UÇK në reagimin e tij thotë se pushteti ka qenë i koordinuar me Listën Serbe kundër veteranëve.

“Se pushteti ka qenë i koordinuar me Listën Serbe kundër veteranëve të luftës së UÇK-së, e kemi thënë edhe atëherë kur kemi protestuar në oborr të Kuvendit të Kosovës, duke u bazuar se Lista Serbe vetëm ka votuar kundër veteranëve e më pastaj e ka lëshuar sallën. Është dëshmuar më herët dhe po dëshmohet vazhdimisht me përgjime, koordinimi i këtij pushteti me Listën Serbe dhe kriminelin Milan Radoiçiq, kundër interesave të veteranëve”, ka shkruar Klinaku.

Deputetes Kusari – Lila edhe më herët i ishin publikuar biseda me Radoiçiqin, por që ajo nuk ishte deklaruar për rastin.

Milan Radoiçiqi kishte qenë nënkryetar i Listës Serbe, ndërsa në vitin 2024, ai mori përgjegjësinë se ka organizuar sulmin terrorist në Banjskë, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

Ndaj tij, Prokuroria Speciale ka ngritur një aktakuzë për sulmin në Banjskë, por që i njëjti vazhdon të jetë i lirë dhe të mbrohet në Serbia./Telegrafi/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Protesta për 1 Majin në Turqi, policia rreh protestuesit, më shumë se 400 të arrestuar

TURQI – Protestuesit janë përleshur me policinë në Stamboll gjatë tubimeve të 1 Majit ditën e sotme, të cilat qeveria turke i ka ndaluar. Siç...

Plaçkitja e dyqaneve sinjalizon përkeqësim të krizës së urisë

Rritja e plaçkitjeve të dyqaneve ushqimore dhe kuzhinave të komunitetit në Rripin e Gazës tregon një dëshpërim në rritje, ndërsa uria përhapet dy muaj...

Shala: Dy deputete të LDK-së janë gati ta votojnë Qeverinë Kurti

Analisti politik, Azdren Shala ka thënë se dy deputete të Lidhjes Demokratike të Kosovës janë të gatshme të votojnë Qeverinë Kurti. Ai shton se votimi...

OVLUÇK Kosovë: Paralajmërimet për dënime të tjera të krerëve të UÇK-së janë alarm për drejtësinë dhe shtetin

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ashpër pas paralajmërimeve të fundit të bëra publike nga ekipi mbrojtës i...

VLEN me kandidat-biznesmen për Strugën? Mendi Qyra demanton Kasamin -thotë se nuk i ka thënë “po” askujt

Në zgjedhje lokale VLEN do të nxjerr edhe kandidatë për kryetar komune që nuk i përkasin asnjërës nga partitë që përbëjnë koalicionin. Një version...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu