Sveçla: Mallrat që hyjnë nga Serbia do t’i nënshtrohen kontrolleve manuale të sigurisë

Pas lejmit të hyrjes së mallrave serbe në Kosovë përmes pikës kuftare në Merdare, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se në këtë pikëkalim për mallrat me origjinë nga Serbia do të kalohet nga faza e qarkullimit të kufizuar të mallrave në fazën e qarkullimit të mallrave me kontrolle manuale të sigurisë.

“Andaj, me efekt të menjëhershëm, pika kufitare në Merdarë do të jetë e hapur për të gjitha mallrat, të cilat do t’i nënshtrohen kontrolleve manuale të sigurisë deri në funksionalizimin e skanerëve me rreze X. Pikat tjera kufitare me Serbinë do të hapen për të gjitha mallrat në momentin kur skanerët me rreze X bëhen funksional në ato pika kufitare.”, thuhet në njoftim.

Po ashtu Sveçla ka njoftuar transportuesit e mallrave gjatë kësaj periudhe duhet të kenë parasysh këtë ndryshim dhe të bëjnë planifikimin e duhur të kohës së nevojshme për procedurat e reja të kalimit të pikës kufitare.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ismaili i bën “përsëritje mësimi” Xhihan Ahmed-it, kandidates për Konventën e Stambollit

Elfete Ismaili kritikon kandidaten për Komisionin kundër Diskriminimit për deklarata mbi Konventën e Stambollit Ish-zëvendësministrja e Mbrojtjes, Elfete Ismaili, ka reaguar publikisht lidhur me intervistën...

Vendimi i zarfave të zi: Rogerti dënohet me televotim të përhershëm, Kejsi përjashtohet nga Big Brother

Zarfat e zi sollën vendim të prerë: Rogerti shkon në televotim të përhershëm, ndërsa Kejsi largohet nga shtëpia. https://www.youtube.com/watch?v=Qol7OL_78zQ https://www.youtube.com/watch?v=6Iebz8H1rLU

Dy zarfa të zi në Big Brother Albania VIP 5 – Brikena pretendon se janë për Rogertin dhe Keijsin

Sot, në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” kanë mbërritur dy zarfe të zinj, por ende nuk është bërë e ditur kujt i përkasin...

Maqedonia këtë vit do të blejë 42 “Stryker” nga SHBA-të

Ministri i Mbrojtjes Vllado Misajlovski tha se 42 automjete luftarake Stryker duhet të mbërrijnë në vend këtë vit, si pjesë e marrëveshjes së nënshkruar...

Mickoski për takimin me Ahmetin: Do të ketë takim, ndonjëherë

Kryeministri Hristijan Mickoski nuk u përgjigj konkretisht nëse do të ketë një takim tet-a-tet me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, takim i cili ishte...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu