Detaje të reja mbi rastin Diddy/ Flet avokatje: Ekzistojnë tre kaseta me përmbajtje se*suale! Janë të përfshirë personalitete të famshëm dhe…

Avokatja Ariel Mitchell Kidd , e cila përfaqëson një nga viktimat e Diddy , pretendon se është e informuar për ekzistencën e tre kasetave me përmbajtje seksuale me producentin e muzikës.

Siç thotë ajo për “NeësNation”, në këto rregjistrime shfaqen tre personalitete të famshme por nuk preferoi të zbulonte indetitetet e tyre.

“Njerëzit që më kontaktuan pohuan se ekzistonin tre kaseta të ndryshëm me tre njerëz të famshëm, përfshirë Diddy,” tha avokatja.

Ajo madje shtoi se të tre personat janë shumë të famshëm. Avokatja pranoi se nuk i ka parë filmat, dhe as ndonjë “screenshot” të tyre, për të konfirmuar me siguri se ato ekzistojnë.

“Nuk mund të konfirmoj nëse ekzistojnë apo jo. Burimet më thanë se e zotërojnë këtë “thesar”, kështu që mendoj se ka shumë të famshëm që janë të vetëdijshëm për atë që kanë bërë,” theksoi sërish ajo.

Mitchell-Kidd ishte avokati i ish-modeles Adria English, e cila paditi Combs për promovimin e prostitucionit në korrik, duke pretenduar se reperi dikur e detyroi atë të bënte seks me argjendari të famshëm Jacob Arabov. Megjithatë, avokatja hoqi dorë nga rasti i saj kohët e fundit, duke përmendur “ndryshime të papajtueshme në partneritetin e tyre”.

Pretendimet e avokatit se kishte shumë kaseta seksuale me Combs u konfirmuan nga një oficer i Departamentit të Sigurisë Kombëtare, i cili mori pjesë në bastisjet e policisë në shtëpinë e Diddy, menjëherë pasi ai u akuzua për trafik seksual, zhvatje dhe promovim prostitucioni.

“Në pamjet që kemi marrë ka shumë emra të njohur, por nuk do të konfirmoj asnjë prej tyre. Është diçka shumë më tepër se kaq” , kishte thënë ai.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Koroshishta – thesari i harruar në sytë e politikës

Në Muzeun Arkeologjik të Shkupit u hap një dhomë e tërë e dedikuar Koroshishtës. Aty shkëlqyen mbi 100 artefakte të gjetura në varrin monumental...

Depërtimi i “botës serbe” me protagonistë shqiptarë!

Megjithse vredistë po shfajësohen për lidhjet e tyre me "srpski svijet", pasi thonë se ata nuk e sollën "botën serbe" por e gjetën...

Zyrtarizohet lista e VLEN për Komunën e Çairit: Kandidat Izet Mexhiti, bartës liste po ashtu nga LD

Pas debatit të ndezur për listën e VLEN në Shkup, tashmë ka dalë edhe lista për Komunën e Çairit, një nga bastionet kryesore të...

SKANDALOZE: Kuadri i VLEN-it nënshkruan marrëveshje me “Republikën Srpska”

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur ditët e fundit në Shkup. Nehat Mustafa, kuadër shqiptar i koalicionit qeveritar VLEN, në cilësinë e drejtorit të...

Kur Meidani nga Tirana apelonte për mençuri dhe largpamësi në Rambuje

Albanian Post ka arritur të sigurojë letrën që Meidani u pati dërguar delegatëve shqiptarë të Kosovës në Rambuje, me detajet tepër largpamëse për kohën Në...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu