“Rasti i Kumanovës”, “Monstra” dhe arrestimet me fletëarreste në takimin Haxhiu-Filkov

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dje në Prishtinë ka pritur në një takim zyrtar ministrin e Drejtësisë së Maqedonisë së Veriut, Igor Filkov.

Ministrja Haxhiu siç thuhet në komunikatë ka shprehur falënderimet e saj për vizitën zyrtare të ministrit Flikov dhe theksoi përkushtimin e përbashkët për të avancuar bashkëpunimin në fushën e drejtësisë, përcjell INA.

Në takim u theksuan prioritetet dhe rezultatet e të dy vendeve në reformën në drejtësi, si dhe rëndësia e fuqizimit të sundimit të ligjit. Gjithashtu, u theksua bashkëpunimi juridik ndërkombëtar dhe rëndësia e forcimit të këtij bashkëpunimi për të siguruar sundimin e ligjit në të dy vendet. Në këtë takim është diskutuar për rastin te Lagja e Trimave në Kumanovë si dhe për çështjen e arrestimeve të shtetasve tanë, të cilët kërkohen nga Serbia për krime lufte kurse nga ana e delegacionit maqedonas, u trajtua rasti Monstra. Të dy palët u dakorduan për rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e drejtësisë, si dhe për forcimin e mekanizmave që sigurojnë barazi dhe drejtësi për qytetarët e të dy vendeve”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së drejtësisë të Kosovës.

Ministria e Drejtësisë e Maqedonisë së Veriut njoftoi se në takim u diskutuan dy çështje të hapura me interes për të dyja vendet.

“Është diskutuar për rastin “Monstra”, për të cilin pala kosovare ka deklaruar se kërkesat për ekstradim janë proceduar nga Prokuroria Publike dhe se menjëherë pas marrjes së vendimit ose pas marrjes së informacioneve konkrete për të, do ta informojnë Ministrinë e Drejtësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Lidhur me kërkesat e tyre për rastin “Lagja e Trimave” të Kumanovës , ministri Filkov tregoi se të gjitha rastet janë marrë në shqyrtim dhe se ato janë duke u trajtuar në përputhje me legjislacionin vendas dhe të gjitha standardet ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë të RMV-së.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Selmani: Qokua dhe Merkua, bashkë n’Qeveri

Selmani: Qokua dhe Merkua, bashkë n'Qeveri Aktivistja e Lëvizjes Vetëvendosje, Nafie Selmani, ka goditur rëndë bashkëpartiakun e saj në RMV, Bekim Qoku, duke nxjerë në...

Dështimi i qeverisë, Haxhiu-partive tjera: S’ka terminale apo tenderë në emër të votës

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas dështimit të votimit për formimin e qeverisë së re në Kuvendin e Kosovës. Ajo e ka...

“Një ditë e mirë shqiptare” – Valon Syla shkruan pasi nuk u votua Qeveria Kurti 3

Gazetari dhe analisti politik, Valon Syla ka shkruar pasi sot në Kuvendin e Kosovës nuk ka arritur t’i mbledh 61 vota, Qeveria Kurti 3. Këtë...

Dështimi i Qeverisë “Kurti 3” në fokusin e mediave botërore

Mediat ndërkombëtare kanë raportuar gjerësisht për dështimin e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, për të siguruar mbështetjen parlamentare për formimin e qeverisë...

Gruaja në Tiranë sjell në jetë katërnjakë të shëndetshëm

Një ngjarje e gëzueshme ka ndodhur në Spitalin Universitar Obstetrik–Gjinekologjik “Koço Gliozheni”, ku një nënë solli në jetë katërnjakë nga një shtatzëni krejtësisht natyrale. Lajmi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu