Në Jabllanicë janë zhdukur disa familje

Kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnje e Hercegovinës, Borjana Krishto, e shoqëruar nga kryetari i komunës së Jabllanicës, Damir Shabanoviq dhe me bashkëpunëtorë tjerë, vizitoi qytetin të shtunën, i cili u dëmtua rëndë nga përmbytjet e shpejta gjatë natës mes të enjtes dhe të premtes.

Ajo tha se në këtë tragjedi janë zhdukur familje të tëra, teksa u shprehu ngushëllime familjeve të viktimave.

“Është shumë e vështirë të flasësh pas këtyre skenave të tmerrshme që kam parë në komunën e Jabllanicës. Njeriu thjesht nuk mund ta besojë. Në radhë të parë duhet të përcaktojmë humbjet njerëzore. Këtu janë zhdukur familje të tëra… ngushëllimet e mia të sinqerta për të gjithë në këtë situatë të vështirë”, tha Krishto për mediat në Bosnjë, raporton Klankosova.tv.

Ajo shtoi se e gjithë shoqëria e BeH duhet të angazhohet në rehabilitimin e pasojave të kësaj fatkeqësie natyrore.

“Në këto momente më të vështira, duhet të ngremë kokën dhe të themi: duhet të jetojmë, duhet të punojmë, të gjithë së bashku. Fatkeqësisht, një situatë e tillë duhej të na ndodhte për të na lidhur të gjithë së bashku për t’u fokusuar tek njëri-tjetri”, tha kryetarja e Këshillit të Ministrave të BeH.

Ajo premtoi ndihmën e të gjitha niveleve të qeverisë për të eliminuar sa më parë pasojat e përmbytjeve të rrëmbyeshme në Jabllanicë dhe qytete të tjera të BeH.

Kryetari i komunës së Jabllanicës, Damir Shabanoviq ka falënderuar të gjithë ata që u kanë ardhur në ndihmë zonave të prekura.

Radio Evropa e Lirë ka raportuar se ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar deri në 40 persona ende të zhdukur pas përmbytjeve vdekjeprurëse që kanë lënë disa fshatra plotësisht të shkatërruara dhe kanë shtyrë zyrtarët të shpallin gjendjen e katastrofës.

Sipas REL-it, të paktën 17 persona humbën jetën. /Klankosova.tv

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Bombardoi Katarin, Netanyahu: E kryem ne këtë operacion, marrim përgjegjësi të plotë

Kryeministri i Izraelit, Benyamin Netanyahu, reagoi pas sulmit të kryer në Katar. “Veprimi i sotëm ndaj kryetarëve terroristë të Hamasit ishte një operacion totalisht...

Katari dënon “sulmin tinëzar” të Izraelit ndaj zyrtarëve të Hamasit në Doha

Autoritetet e Katarit bënë të ditur se është hapur një hetim në nivelin më të lartë shtetëror për incidentin Katari ka dënuar ashpër atë që...

VLEN -Shkup gati të prezantojë transferin e madh nga Aleanca e Taravarit

Burime të besueshme për in7.tv bëjnë të ditur se ditët në vijim pritet një “transfer” i bujshëm politik drejt koalicionit VLEN. Sipas informacioneve nga...

Mexhiti për delegacionin serb në Manastir: Nuk është tragjike, ishte aktivitet kulturor i serbëve

Zëvendëskryeministri dhe kandidat i VLEN-it për Komunën e Çairit, Izet Mexhiti ngjarjen në Manastir, konkretisht praninën e delegacionit të qeverisë serbe dhe akademinë që...

Bujar Osmani: Respekti dhe barazia mësohen që në çerdhe

Bujar Osmani kandidat i AKI për komunën e Çairit, sot ndau një moment personal me ndjekësit e tij, duke njoftuar regjistrimin e fëmiut të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu