Qeveria Micko, një kalë i ngordhur pa kokë!

(Nga: Medai Shaholli)

Qeveria e premierit Micko në 100 ditët e para të qeverisjes tregoi tashmë dështimin e parë me ngecjen dhe mosdaljen nga “qorrsokaku” ku është futur për shkak të ideve dhe tekave nacionaliste, që dëshmua me bllokimin dhe pezullimin e hapjes së bisedimeve me BE-në, si një rrugë me barrikada të pakapërcyeshme për eurointegrimet dhe jo vetëm.

Shenjat e para të qëndrimit prapakthehu të kësaj qeverie u dukën në horizont qysh me dekleratën e bujshme dhe paralajmëruese të premierit Micko, lidhur me shfuqizimin e ligjit për gjuhët e pakicave nga Gjykata Kushtetuese, që do të thotë se ai ligj ka shumë gjasa të shfuqizohet dhe me këtë veprim do të kemi rikthim të çështjes nga e para mbi përdorimin e gjuhëve të pakicave në vend.

Një tjetër kthesë e përbuzjes dhe e poshtërimit të shqiptarëve mbi pjesëmarrjen e drejtë të shqiptarëve në administratën shtetërore shënjon shfuqizimi i balancuesit, i cili na qënkësh rekomanduar nga BE-ja si i padobishëm dhe qeveria kërkon ta shfuqizojë, mu për këtë temë nga tabori i qullashëve të VLEN-it thonë se ajo do të rregullohet me ligj të veçantë.

Miratimi i një ligji të ri për “branitellët” ka hedhur në fushë të mejdanit luftën mes bllokut maqedon dhe atë shqiptar, ku VMRO-ja dhe SDSM-ja kanë rënë në ujdi për këtë ligj ndërsa partitë shqiptare (përfshirë këtu edhe VLEN-in)e kanë kundërshtuar fuqishëm këtë ligj që nuk përfshinë brenda saj edhe veteranët e UÇK-së!

Mbetet për t’u parë nëse ky ligj skandaloz dhe antishqiptar që favorizon “branitellët” dhe përdhos e injoron ish luftëtarët e UÇK-së, do të miratohet edhe nga votat e VLEN-it do të jetë një zhgënjim i madh për shqiptarët, në mos më tepër edhe një tradhti kombëtare si pasojë e vasalitetit dhe e nënshtrimit!

Lidhur me bllokimin e negociatave me Brukselin premieri Micko është shprehur se “Dua ta bind opinionin për dy çështje. E para, të besojnë se kjo qeveri nuk do të do të bëj asgjë në kundërshtim me interesat e qytetarëve dhe interesave nacionale dhe drejtimet strategjike të qytetarëve. Asnjëherë nuk do të lëshoj pe, që nënkupton nënçmim dhe turp për qytetarët e Maqedonisë. Çështja e dytë është se, asnjëherë si qeveri nuk do të heqim dorë nga anëtarësimi në BE. Në rast se ka nevojë do të negociojmë me këdo qoftë, vetëm e vetëm që të arrijmë marrëveshje e cila nuk do të prek ndjenjat e qytetarëve maqedonas”, tha Micko për Alsat.mk

Kjo dekleratë me ngjyra nacionaliste ra në vesh të shurdhër para partive politike shqiptare ku zhurmaxhinjt e VLEN-it kanë premtuar se brenda 6 muajve do të ndodhin ndryshimet kushtetuese, por që heshtën para despotit Micko, i cili i shmanget ndryshimeve kushtetuese që prekin ndjenjat e qytetarëve shqiptarë me nofkën si gjuha e 20% në kushtetutën e njëanshme të “drzhavës”, përkundrazi, është i vendosur të mbrojë me çdo çmim identitetin dhe gjuhën e tij para kushtit të eurointegrimeve duke i shkelur dhe lënduar bashkëqytetarët e tij shqiptarë!

Kjo qeveri, ashtu siç e ka filluar punën e saj për së prapthi me veprime dhe qëndrime antishqiptare, nuk do të jetë tjetër veç se një kalë i ngordhur pa kokë në betejën e humbur për dominim dhe nënshtrim të shqiptarëve në trojet e tyre etnike.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kështu duket fashizmi i Stoilkoviqit

Kush shkon i pari në punë, ka fatin të ulet në karrige. Për tavolinë apo kompjuter pune, as që bëhet fjalë. Kjo është realiteti...

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu