Parashikimi i Motit sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) bën të ditur se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët.

IHMK-ja njofton se vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu të përcjella me rrufe.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë.

Ndryshe, IHMK-ja ka bërë të ditur se sipas disa parashikimeve, nga fundjava, sidomos me datë 4 dhe 5 tetor 2024, rajoni dhe jo vetëm do të përfshihen nga reshjet të shumta të shiut, si pasojë edhe përmbytje të mundshme nëpër disa vende.

Parashikohet që pjesa perëndimore e Kosovës, sidomos zona malore (Alpet Shqiptare), të kenë më shumë reshje 100 – 150 mm brenda 5 ditëve, ndërsa pjesa e Rrafshit të Dukagjinit 50 – 70 mm, të cilat duke pasur parasysh situatën e deri tanishme hidrometeorologjike e karakterizuar me thatësi të tejzgjatur, ku lumenjtë aktualisht janë nën vlerat e tyre mesatare, prandaj nuk parashikohet që të ketë përmbytje lumore.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

Kurti: Na duhet fitore vendimtare me mbi 50 për qind

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve “AFP”, ka potencuar se Lëvizja Vetëvendosje synon një fitore...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu