Shpërthim në Zubin Potok në orët e natës, nuk ka të lënduar!

Një shpërthim ka ndodhur mbrëmë në Zubin Potok, nga i cili dyshohet se është shkaktuar edhe një zjarr në një ndërtesë të pabanuar.

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, bëri të ditur se nga ky shpërthim nuk ka të lënduar.

Elshani tha se nuk dihet ende se çka ka çuar deri te shpërthimi.
“Në Zubin Potok është raportuar një shpërthim nga i cili dyshohet se ka shkaktuar edhe një zjarr në një ndërtesë të pabanuar e të papërfunduar.

“Nuk ka të lënduar, ndërsa policia dhe zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes. Ende nuk dihet se nga ҫka është shkaktuar shpërthimi, por njësitet policore adekuate janë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Elshani.

Mediat lokale në veri kanë publikuar pamje nga vendi i ngjarjes. /Reporteri.net/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Christopher Hill dëshmon sot në Hagë për rastin e Thaçit dhe të tjerëve

Ish-emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Christopher Hill, do të dëshmojë të hënën në Gjykatën Speciale të Hagës. Siç ka mësuar...

Myftiu i Korçës kundër ligjit për barazinë gjinore: Imponim nga BE-ja, jo nevojë e shoqërisë

Myftiu i Korçës, Ledian Cikalleshi, ka shprehur shqetësimin e komuniteteve fetare lidhur me projektligjin e fundit ku u votuan termat “barazi gjinore” dhe “diskriminim”. Sipas...

Anketë shqetësuese: 46.5% e të rinjve në Maqedoninë e Veriut nuk besojnë më në anëtarësimin në BE!

Shumica e të rinjve në Maqedoni e shohin pozitivisht Bashkimin Evropian, por gati gjysma nuk besojnë se vendi ndonjëherë do të bëhet anëtar të...

“Poshtë Izet Mexhiti, poshtë Izet Mexhiti ”/ Sokol Haliti: Nuk e jep verdiktin VLEN-i nga Maqedonia në Viti (VIDEO)

Me thirrjet nga sheshi i Vitisë, “Poshtë Izet Mexhiti, poshtë Izet Mexhiti” kandidati i LDK-së Sokol Haliti që ka fituar në Viti për zgjedhjet...

Pendarovski: Maqedonia po ngec në rrugën drejt BE-së për shkak të mungesës së vullnetit politik

Instituti për Gjeopolitikë, Ekonomi dhe Siguri (IGES) në Sarajevë priti ish-presidentin e Maqedonisë, Stevo Pendarovski, i cili mbajti një ligjëratë dhe mori pjesë si...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu