Aliu: Problem kryesor s’janë rrugët, por ujërat dhe jemi duke punuar në këtë aspekt!

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka deklaruar se problemi kryesor në vend nuk lidhet me ndërtimin e rrugëve, por me menaxhimin e ujërave.

Aliu ka theksuar se ndonëse është duke u punuar shumë për rrugët, përparësi ka zgjidhja e problemeve të tjera që lidhen me ujërat.

“Nuk e kemi problemin e rrugëve, e kemi problemin e ujërave në vend dhe jemi duke punuar shumë në atë aspekt, e kemi probleme të tjera që jemi duke punuar shumë e më vjen keq që jemi duke bllokuar me këtë temë [të rrugëve]”, ka deklaruar Aliu
Sa i përket autostradës së Dukagjinit, e cila do të lidhë Istogun, Pejën, dhe Gjakovën, Aliu konfirmoi se draft-projekti është finalizuar dhe janë duke u zhvilluar diskutime me komunat përkatëse.
“Të premten do të jem në Rahovec për caktimin e trasesë dhe kemi qenë në konsultime me komunat e tjera”, ka shtuar ai.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti: Të gjithë u bashkuan kundër nesh – një situatë e paprecedent në historinë politike

LVV-ja, sipas tij, ka pasur një betejë të jashtëzakonshme, meqenëse në të gjitha këto raste “të gjithë të tjerët janë bashkuar kundër LVV-së” Kryeministri në...

Lloga: Arritja e qëllimit final nga oligarkia për t’i bërë shqiptarët të fragmentuar, në çdo fshat nga një prijës

Ish ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një positmi në profilin e tij në FB ka shkëputur një pjesë nga “Alea iact est” i...

I mbylli lokalin Albin Kurtit/ Flet pronari: Më thanë që po vjen kryeministri, situata po eskalonte dhe rrezikohej…

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar sot Mitrovicën e Jugut. Ai fillimisht kishte planifikuar një ndalesë në një kafe në lagjen Tavnik, ku...

“Retë e zeza qytetin e mbuluan…” – Analisti Gashi del me një postim në lidhje me Mitrovicën

Analisti i njohur, Astrit Gashi ka dal me një postim në lidhje me qytetin e Mitrovicës, Gashi ka publikuar strofa të këngës “Mitrovica” të grupit...

Kryeparlamentari Gashi mori Çmimin Global për Diplomaci në Turqi

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, njoftoi sot përmes një postimi në Facebook se në Alanya të Turqisë ka marrë Çmimin Global për Diplomaci nga...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu