Afrim Gashi takon presidentin e Turqisë, Erdogan

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi ka njoftuar se është takuar me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. Gashi tha se gjatë këtij takimi është diskutuar për avancimin e bashkëpunimit në sfera të ndryshme.

“Falë nikoqirit të vizitës sime në Turqi, kryetarit të Asamblesë së Madhe të Republikës së Turqisë, z. Numan Kurtulmush, kisha kënaqësi ta takoj edhe Presidentin e Republikës së Turqisë, z. Rexhep Taip Erdogan.
Gjatë këtij takimi, u ritheksua rëndësia e marrëdhënieve të ngushta ndërshtetërore dhe vëllazërore mes dy vendeve tona, të kultivuara ndër vite me popullin dhe shtetin e Turqisë. Diskutuam për avancimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të përbashkët, duke thelluar më tej lidhjet tona politike, ekonomike dhe kulturore.
Kjo vizitë konfirmon edhe një herë përkushtimin tonë të përbashkët për forcimin e miqësisë dhe partneritetit strategjik mes vendeve tona, duke kontribuar në paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit”, ka shkruar Gashi.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

Kurti: Na duhet fitore vendimtare me mbi 50 për qind

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve “AFP”, ka potencuar se Lëvizja Vetëvendosje synon një fitore...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu