Saranda Imeri nga VLEN: Ali Ahmeti nga komandant “Abaz Gjuka” është kthyer në ortak me mbretërit e striptizeve

Koalicioni VLEN përmes një konference për media ka akuzuar liderin e BDI-së, Ali Ahmetin se nga komandanti i dikurshëm i luftës me nofkën “Abaz Gjuka”, është kthyer ortak me mbretërit e striptizeve dhe bixhozit.

“Sot, klika kriminale e BDI-së dhe satelitët e saj, Zijadin Sela dhe Menduh Thaçi, do të bëjnë shfaqje për të fshehur tmerrin e tyre nga përballja me drejtësinë. Nuk do të lejojmë që ta nënçmojnë popullin shqiptar!
Ahmeti, nga komandant Abaz Gjuka, është kthyer ortak me mbretërit e striptizeve dhe bixhozit.
Nipi i Ahmetit, Drini, u bë i njohur për opinionin në qershor të vitit 2023 pas aferës “Soravia”, kur si një 24-vjeçarë bleu qendrën tregtare prej 13,000 m² në qendër të Shkupit për një shumë marramendëse prej 20 milionë eurosh”, ka thënë në një konferencë për media deputetja e koalicionit VLEN, Saranda Imeri.

“Bëhet fjalë për një skemë transaksionesh financiare të dyshimta që po hetohet nga Prokuroria Publike për Krim të Organizuar, e cila, ndër të tjera, ka kërkuar ndihmë juridike ndërkombëtare madje edhe nga autoritetet amerikane.

Nga frika se janë kapur në flagrancë 100:0, nipi i Ahmetit u tërhoq nga firma famoze “Thor Industry” në prag të fushatës zgjedhore, më 13 mars 2024.

Prokuroria Publike menjëherë njoftoi se tërheqja e tij nuk mund ta amnistojë nga përgjegjësia.

Kompania e nipit të Ahmetit është marrë nga kompania e mbretit të strip klubeve në Dallas, Nik Nazar Mehmeti, me emrin “Texas American International Holdings”.

Pikërisht ai, në korrik të vitit 2023, themeloi një kompani me kapital prej 3 milionë eurosh, me emrin “American Investment Group DOOEL”, e regjistruar në të njëjtën adresë me “Thor Industries”.

Kjo kompani “American Investment Group DOOEL”, më 31 korrik të vitit 2023, menjëherë pas regjistrimit, i transferoi një hua prej 3 milionë eurosh kompanisë “Thor Industries” të Drin Ahmetit, pa përcaktuar qëllimin e kësaj huaje.

Presim që sot Abaz Gjuka të zbulojë nëse paratë nga bizneset e pista dhe tenderët kriminalë po pastrohen përmes nipërve të tij?

Prokuroria Publike po heton një seri furnizimesh afaristesh që ka fituar Drin Ahmeti në ESM, ELEM, NP Komunalec Kërçovë, si dhe dokumentacione nga Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës, nga Fondi për Inovacione, MPB, Kapiteneria e Porteve, Ministria e Ekonomisë dhe Depozitari Qendror i Letrave me Vlerë. Të mos harrojmë edhe nipin tjetër të Abaz Gjukës, Besian Ahmetin, i cili është përfshirë në marrëveshje të dyshimta në shtet.

Mezi presim që klika kriminale e BDI-së të përballet me anëtarësinë dhe simpatizantët e tyre. Do të shohim si do t’i bindin ata që të mbrojnë krimet milionëshe me të cilat janë pasuruar Ahmeti, Grubi, Kreshniku, Bujari, Ejupi, Përaparimi, Musa dhe familjarët e tyre” ”, u shpreh deputetja e koalicionit VLEN, Saranda Imeri.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Eurodeputetja greke shpërthen me deklarata provokuese: “Jam maqedonase e vërtetë, jo si banorët e Shkupit”

Eurodeputetja greke Afroditi Latinopuli, ka shkaktuar revoltë në Maqedoninë e Veriut, pasi deklaroi se ajo është një “maqedonase e vërtetë krenare”, dhe jo “e...

Bombardimet e impianteve bërthamore/ Zyrtari izraelit: Irani mund ta rikuperojë uraniumin e pasuruar

Izraeli beson se Irani mund të rikthejë uraniumin e pasuruar të “groposur” në njërin prej objekteve të goditura nga forcat amerikane në qershor. Shqetësimi...

Erdogan: Turqia hedh poshtë vërejtjet që mohojnë gjenocidin e Srebrenicës në kundërshtim me vendimet e gjykatës ndërkombëtare

Turqia hedh poshtë të gjitha deklaratat dhe vërejtjet që synojnë të mohojnë gjenocidin e Srebrenicës ose "të lartësojnë kriminelët e luftës" në kundërshtim me...

Gjermania në bisedime me SHBA-në për të blerë sisteme “Patriot” për Ukrainën

Kancelari gjerman Friedrich Merz njoftoi sot bisedime për blerjen e sistemeve të mbrojtjes ajrore “Patriot” nga SHBA-ja për të mbështetur Ukrainën në luftën e...

Taravari: Bashkëpunimi me BDI-në, vendim strategjik

Kryetari Taravari konfirmoi se Aleanca për Shqiptarët është në bisedime me BDI-në për ndarjen e disa komunave në zgjedhjet lokale të tetorit, si Gostivar,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu