“Shemsi Neziri: Viktimë e ndarjeve politike dhe kombëtare, akuzat ndaj meje janë të pabaza”

Shemsi Neziri, një prej të akuzuarve në skandalin e fundit për keqpërdorim në pikën pagesore Rramanli, ka reaguar fuqishëm përmes një komenti publik, duke mohuar çdo përfshirje në veprimtari të paligjshme. Neziri, i cili ka shërbyer për 15 vite në stacionin policor të Petrovecit, shpreh shqetësimin e tij për akuzat dhe thekson se nuk ka marrë pjesë në asnjë akt të keqpërdorimit të fondeve publike.

Ai pohon se nuk ka qenë pjesë e asnjë plani për të ndarë punonjësit në baza kombëtare apo partiake dhe kundërshton përfshirjen e tij në atë që e quan një prapaskenë politike. Neziri thekson gjithashtu se për asnjë moment nuk ka pranuar të bëhet “kukull” e Vanco Milevskit dhe shpreh krenarinë për emrin e pastër të familjes së tij, e cila përfshin dëshmorin Llokman Neziri.

Në fund të komentit, Neziri thekson se ka shkruar këtë deklaratë me lot në sy, duke deklaruar se është i pastër nga çdo akuzë dhe nuk ka keqpërdorur asnjë qindarkë.

Ky reagim vjen pasi autoritetet njoftuan për kallëzime ndaj 12 policëve dhe 6 punonjësve të MPB-së për lejimin e kalimeve pa pagesë në pikën pagesore Rramanli, duke shkaktuar reagime të shumta në publik.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

Kurti: Na duhet fitore vendimtare me mbi 50 për qind

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve “AFP”, ka potencuar se Lëvizja Vetëvendosje synon një fitore...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu