Irani e quan “vetëmbrojtje” sulmin raketor ndaj Izraelit, i kërkon OKB-së të ndalë agresionin izraelit

Irani tha se sulmi i tij raketor kundër Izraelit ishte një akt “vetëmbrojtjeje” sipas nenit 51 të Kartës së OKB-së si kundërpërgjigje për veprimet e fundit të Izraelit dhe i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së të ndalojë “agresionin” izraelit, transmeton Anadolu.

Në një letër dërguar Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Irani tha se sulmet ishin kundërpërgjigje për shkeljet e sovranitetit dhe integritetit territorial nga ana e Izraelit, duke përfshirë vrasjen e liderit të Hamasit në Teheran, plagosjen e ambasadorit të Iranit në Liban dhe vrasjen e figurave ushtarake të Hezbollahut dhe të Iranit në Bejrut.

“Është për keqardhje që Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka dështuar në detyrën e tij themelore për të ruajtur paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”, tha Irani në letër, duke kritikuar “mosveprimin” e Këshillit që lejoi Izraelin të shkelë parimet thelbësore të së drejtës ndërkombëtare.

“Ky dështim nuk i ka lënë Republikës Islamike të Iranit asnjë alternativë veçse të ushtrojë të drejtat e saj legjitime sipas ligjit ndërkombëtar për të ndërmarrë veprime të ligjshme në mbrojtje të sigurisë së saj kombëtare dhe interesave jetike”, thuhet më tej.

Irani tha se është “plotësisht i përgatitur” për të marrë masa të mëtejshme mbrojtëse dhe u zotua për një përgjigje “të shpejtë, vendimtare dhe më të fortë” nëse Izraeli përsërit veprime të tilla.

“Republika Islamike e Iranit përsërit thirrjet e saj ndaj Këshillit të Sigurimit për të ndërhyrë urgjentisht dhe me vendosmëri për të ndalur agresionin e vazhdueshëm të Izraelit dhe krimet e luftës kundër Libanit, Gazës dhe Sirisë dhe për të parandaluar që situata të përshkallëzohet në një luftë rajonale gjithëpërfshirëse”, thuhet në letër.

Irani gjuajti rreth 180 raketa balistike ndaj Izraelit në mes të tensioneve në rritje midis dy kundërshtarëve.

Lëshimi i raketave erdhi pas sulmeve ajrore izraelite që synuan liderin e Hezbollahut Hassan Nasrallah dhe komandantët e tjerë të grupit në Bejrutin jugor në fund të shtatorit dhe vrasjes së liderit politik të Hamasit Ismail Haniyeh në Teheran në korrik.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Pas fitores së VLEN-it, Arben Fetai shpalli veten lider të ASH-së dhe mblodhi kryesinë e partisë

Fitorja e VLEN-it në nivel nacional ka rritur edhe aptetit e liderëve të këtij kolaicioni. Pas fitores së madhe edhe Arben Fetahi siç duket...

Tani prodhojmë vetë: Shqipëria nis industrinë kombëtare të armëve

Qeveria autorizon “KAYO”-n për prodhim dhe tregtim ushtarak Qeveria shqiptare ka miratuar të mërkurën e 5 nëntorit vendimin që i jep shoqërisë shtetërore “KAYO” sh.a....

Mexhiti i kënaqur: Shqiptarët e humbën Kërçovën por e fituan Çashken dhe Dollnenin!

Në një deklaratë që zbulon më shumë sesa duket, kryetari i Çairit dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti, në emisionin “Debat në...

Gjendet e vdekur një 25 vjeçare nga Kosova në Tetovë, hedhen dyshime për vrasje

Është gjetur pa shenja jete trupi i një 25-vjeçare nga Kosova, që supozohet të jetë studente në Tetovë, shkruan Alsat. Ngjarja ka ndodhur rreth orës...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu