“Sulmi ishte vetëm një pjesë e fuqisë sonë”, Irani paralajmëron Izraelin: Mos bëni gabim sërish!

Presidenti iranian Masoud Pezeshkian tha se sulmi i tij raketor ndaj Izraelit ishte në mbrojtje të interesave dhe qytetarëve të Iranit, duke paralajmëruar në X se operacioni i të martës ishte “vetëm një pjesë e fuqisë sonë”.

Po ashtu iu drejtua Netanyahu-t duke i thënë se Irani nuk është nxitës lufte, por do të qëndrojë me vendosmëri kundër çdo kërcënimi. Ai paralajmëroi Izraelin se sulmi ishte vetëm një pjesë e aftësive të Iranit dhe të mos përfshihet në një konflikt me vendin e tij.

“Ky veprim ishte në mbrojtje të interesave dhe qytetarëve të Iranit. Për t’i bërë të ditur (kryeministrit izraelit Benjamin) Netanyahu se Irani nuk është luftarak, por ai qëndron me vendosmëri kundër çdo kërcënimi. Mos hyni në konflikt me Iranin”, shkroi ai.
Në një mesazh të postuar në X, Udhëheqësi Suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei paralajmëroi në hebraisht se goditjet kundër Izraelit do të bëheshin më të forta dhe më të dhimbshme.

“Me ndihmën e Zotit, goditjet e frontit të kryengritjes do të bëhen më të forta dhe më të dhimbshme mbi trupin e konsumuar dhe të kalbur të regjimit sionist”, tha ai.

Ebrahim Azizi, kreu i Parlamentit të Sigurisë Kombëtare dhe Komitetit për Politikat e Jashtme tha për mediat në Iran se ky sulm ishte vala e parë e sulmeve të Gardës Revolucionare.

Ai tha se në shënjestër të tyre kanë qenë qendrat ushtarake izraelite, por mund të kenë goditur edhe qendra civile për shkak të përllogaritjeve që mund të jenë bërë gabim.

“Nëse Izraeli bën gabim sërish do të ketë një valë të dytë akoma më shkatërrimtare”, tha ai.

Azizi tha se sipas vlerësimeve të Iranit, Izraeli nuk mund t’i kundërpërgjigjet sulmeve të Iranit.
Breshëria vjen pasi Izraeli nisi një operacion tokësor përtej kufirit të tij verior në Liban, duke synuar grupin militant Hezbollah të mbështetur nga Irani. Izraeli vrau liderin e Hezbollahut, Hassan Nasrallah në një sulm ajror të premten e kaluar dhe shkatërroi udhëheqjen e forcës më të fuqishme paraushtarake në Lindjen e Mesme, duke rritur frikën për një luftë të re rajonale, shkruan A2.

Ndërkohë sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken e quajti sulmin me raketa iraniane kundër Izraelit të papranueshëm dhe shtoi se e gjithë bota duhet ta dënojë atë.

Blinken tha se ky sulm përfshinte “rreth 200 raketa balistike”. Izraeli fillimisht vlerësoi se 180 raketa u lëshuan në vend. Izraeli “e mundi në mënyrë efektive këtë sulm”, shtoi Blinken.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

Kurti: Na duhet fitore vendimtare me mbi 50 për qind

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve “AFP”, ka potencuar se Lëvizja Vetëvendosje synon një fitore...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu