Djegia e karrigeve të Kuvendit, reagon Rama: Ne mbjellim, ata shkulin e djegin

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka reaguar lidhur me situatën e shkaktuar në Kuvend në seancën e djeshme, ku deputetët e Partisë Demokratike ia vunë flakën karrigeve, pasi i nxorën në ambientet e jashtme të Parlamentit.

Teksa ishte duke folur në takimin për “Deputeti që duam”, ai tha: Duke ardhur këtu më çoi dikush këtë fotografi… ky është një zjarr i ndezur me karriget e deputetëve të zgjedhur për t’u ulur dhe përfaqësuar ata që i çojnë atje, në shenjë revolte ndaj një vendimi gjykate, raporton Tch, transmeton Klankosova.tv.

Më tej Rama tha se “politika ka fuqi si të mbjellë ashtu edhe të shfarosë”.

“Besoj mes këtyre dy pamjeve, kuptohet jo absolute por relative, qëndron dhe ndarja sot këtu midis nesh, ne që përpiqemi të shërojmë, mbjellim… dhe atyre që shkatërrojnë, shkulin, djegin”, tha Rama.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kryetari i zhelinës vazhdon me realizimin e premtimeve që dha në zgjedhjet lokale!

Kryetari i Zhelinës po vazhdon të përmbushë premtimet e dhëna gjatë zgjedhjeve lokale. Projektet e paralajmëruara në infrastrukturë, shërbime komunale dhe investime publike janë...

UT shpreh ngushëllime për vdekjen e Daorsa Spahijës

Universiteti i Tetovës nëpërmjet Kuvendit Universitar të Studentëve, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Daorsa Spahijës, e cila dje u gjet e vdekur në...

Vrasje e rëndë në Malishevë: Dhëndri ekzekuton dy miqtë e tij

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur sot në Malishevë, ku sipas informacioneve të para, një person ka vrarë dy miqtë e tij. Sipas raportimeve të...

Ngjarja tragjike e studentes në Tetovë, gazetari Hasipi: Turp për SPB-Tetovë- heshtja që shqetësoi mijëra studentë dhe familje

“Lidhur me rastin tragjik të studentes nga Kosova, Policia e Maqedonisë, për hir të interesit të përgjithshëm, evitimin e paqartësive, evitimit të dezinformacioneve, do...

Izraeli u bën thirrje hebrenjve të largohen urgjentisht nga New York-u pas zgjedhjes së Mamdanit

Zohran Mamdani, demokrati progresiv me origjinë nga Uganda, ka qenë kritik i hapur i fushatës ushtarake të Izraelit në Gaza, duke e quajtur atë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu