Osmani udhëtoi për vizitë pune në Gjermani, takohet me Presidentin Steinmeier

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Gjermani. Gjatë kësaj vizite do të ketë takim pune me presidentin e Gjermanisë, Frank Walter- Steinmeier.

Gjithashtu, Osmani do të realizojë takime të ndara me ministra e deputetë gjermanë.

Sipas një njoftimi të zyrës së Presidencës, Osmani do të jetë folëse në sesionin Dialogu i Liderëve në kuadër të Berlin Global Dialogue me ç’rast do të diskutojë në temën: “Rimendimi i qëndrueshmërisë – përgjigjja ndaj ndryshimeve gjeopolitike”.

Në kuadër të kësaj vizite, presidentja do të marrë pjesë edhe në ceremoninë hapëse të Festivalit Shqiptar të Gastronomisë në Berlin me ç’rast do të mbajë fjalim para pjesëmarrësve.

Ndryshe, Osmani vizitën zyrtare bilaterale në Gjermani me ftesë të Presidentit Steinemier e ka realizuar në shtator të vitit 2021 ku është pritur me nderime ushtarake. Pas vizitës zyrtare bilaterale, ajo gjatë kësaj periudhe tre vjeçare ka pasur edhe një sërë takimesh pune e telefonata me Presidentin Steinmeier, i cili është përkrahës i fuqishëm i të ardhmes euroatlantike të vendit tonë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

Kurti: Na duhet fitore vendimtare me mbi 50 për qind

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve “AFP”, ka potencuar se Lëvizja Vetëvendosje synon një fitore...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu