“Euronjuz”: Shkupi do të mund të përparojë drejt BE-së vetëm nëse i përmirëson marrëdhëniet me Bullgarinë

Komiteti i përfaqësueve të përhershëm të qeverive të vendeve-anëtare të BE-së (Koreper) javën e kaluar vendosi që Shqipëria më 15 tetor të nisë negociatat për Klasterin 1 – “Vlerat themelore”, duke kaluar kështu në fazën tjetër nga procesi negociues për anëtarësim në Unioni dhe ndahet nga vendi ynë në rrugën evropiane.

Megjithatë, përkundër këtij vendimi, siç thekson “Euronjuz”, Brukseli shpreson se aurotitetet e reja në Shkup do të mbeten të fokusuara në rrugën evropiane. Sipas burimeve diplomatike, deri në tejkalimin e pengesave për fillimin e negociatave sipas kapitujve, Brukseli pret që vendi të punojë në zbatimin e agjendës së reformave nga Plani i Komisionit Evropian për rritje në Ballkanin Perëndimor, me të cilën janë parashikuar gjashtë miliardë euro për investime në vendet e rajonit në mënyrë që të afrojnë ekonomitë dhe shoqëritë e tyre me standardet e BE-së që para anëtarësimit të plotë.

Burime diplomatike për “Euronjuz”, theksojnë se janë të kënaqur me faktin që qeveria e Maqedonisë, ashtu si ajo e mëparshme, tregon përkushtim për procesin e anëtarësimit në BE.

“Kur qeveria e re e mori detyrën, nuk kishte devjiime të mëdha nga agjenda e reformave për të cilën negocionte qeveria e kaluar, theksojnë të njëjtat burime, duke shtuar se megjithatë duhet pritur, për të parë se si do të zbatohen reformat e planifikuara.

Këto reforma, ndër të tjera, përfshijnë përforcimin e principeve të sundimit të ligjit, pavarësinë e gjyqësorit dhe luftën kundër korrupsionit, dhe nga zbatimi i tyre do të varet edhe pagesa e mjeteve të parashikuara me Planin e rritjes, nga të cilat dy miliardë euro grante dhe katër miliardë euro hua nën kushte të favorshme. Mjetet janë shpërndarë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor sipas sasisë së PBB-së dhe madhësisë së popullsisë, por nëse njëra prej tyre nuk i zbaton reformat e kërkaura, atëherë shuma e parashikuar për të do të ridrejtohet në vendet e tjera të rajonit që po zbatojnë me përkushtim agjendën e tyre reformuese. Qëllimi i këtij modeli është të krijojë një lloj konkurrence midis shteteve të rajonit dhe t’i inkurajojë ato që t’i zbatojnë më shpejt reformat.

KE pritet që gjatë këtij muaji të miratojë agjendat e reformave, me të cilat do të paguhen paradhëniet e para për vendet e rajonit deri në fund të këtij viti. Të gjitha vendet e rajonit deri dje, i kanë dorëzuar agjendat e tyre të propozuara për reforma, kur ishte edhe afati përfundimtar, me përjashtim të Bosnje e Hercegovinës, ku procedura për miratimin e tyre ka ngecur në rregullat procedurale.

Sa i përket vendit, burime diplomatike theksojnë se një nga sfidat kryesore të saj, ashtu si edhe për vendet e tjera të rajonit, do të jetë përballja me korrupsionin, duke theksuar se BE-ja ka mekanizma për të mbrojtur financat e saj nga keqpërdorimet e mundshme dhe praktikat korruptive.

“Korrupsioni është i pranishëm. Por ne kemi një politikë të tolerancës zero ndaj korrupsionit dhe korniza shumë strikte, bënë të ditur të njëjtat burime, duke shtuar se nëse dyshohet për korrupsion, BE-ja do të aktivizojë mekanizmat e saj mbrojtës.

Por, siç thekson “Euronjuz”, , edhe nëse “përmbush me sukses të gjitha qëllimet e saj dhe përdor përfitimet e Planit të Rritjes, Shkupi do të mund të përparojë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE vetëm nëse vazhdon të përmirësojë marrëdhëniet me Bullgarinë fqinje”, duke pasur parasysh se për çdo hap të ardhshëm të procesit të anëtarësimit, nevojitet një “dritë jeshile” nga të gjitha vendet anëtare të Unionit.

“Kjo mund të tregohet si një sfidë, sepse përfaqësuesit e Sofjes dhe Shkupit vazhdojnë të shkëmbejnë retorikë luftarake, theksohet në analizë, duke vënë në dukje edhe deklaratën e ish-kryeministrit bullgar dhe kryetarit aktual të Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit të Bullgarisë, Bojko Borisov, se vendi duhet të “përballet me pasojat e veprimeve të tyre”.

“Euronjuz” thekson se në atë luftë fjalësh është përfshirë edhe “Korridori 8”, i cili duhet të lidhë kryeqytetet e të dy vendeve, por edhe bregdetin e Adriatikut të Shqipërisë me portin Varna në bregun e Detit të Zi në Bullgari, duke kaluar nëpër territorin e Maqedonisë.

Në tekstin vlerësohet se kur të ndërtohet ky korridor, ai do të përfshijë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në rrjetin e transportit dhe tregtar të Evropës, duke hapur kështu rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian, ndërsa në të njëjtën kohë do t’i sigurojë edhe një korridor strategjik ushtarak NATO-s.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nga protestat te pushteti: Emri i Astrit Deharit u përdor, por drejtësia u varros

Tetë vite pa drejtësi: Rasti Astrit Dehari, nga simbol i protestës në instrument politik Tetë vite pas vdekjes së Astrit Deharit në burgun e Prizrenit,...

Rama: Raporti i vitit 2027 duhet të rekomandojë anëtarësimin e Shqipërisë

Kryeministri shqiptar Edi Rama tha në konferencën e përbashkët për shtyp me ambasadorin e BE, Silvio Gonzato se progres raporti i KE për Shqipërinë...

Trumpi dhe presidenti i Sirisë do të takohen të hënën në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të takohet me presidentin sirian, Ahmed al-Sharaa, të hënën në Shtëpinë e Bardhë. Lajmin e...

Bexheti: Përgjegjësia për rezultatin zgjedhor të BDI-së është te shteti, jo te Ali Ahmeti

Sekretari organizativ i BDI-së Blerim Bexheti në intervistën për Alsat theksoi që për rezultatin e BDI-së në zgjedhjet e fundit lokale nuk duhet të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu