Ilire Dauti nuk e vendos në rend të ditës ligjin për branitellat

Kthehuni te vetvetja, merreni ligjin dhe riporpunojeni, ishte mesazhi i kryetares Ilire Dauti në Komisionin në për Çështje Sociale, e cila përkundër insistimit nga deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, tha se nuk do ta vendosë në rent të ditës ligjin për branitellat. Dauti tha se ka skaduar afati për vendosjen e këtij ligji në rend të ditës.

“Ju kisha lutur juve personalisht dhe gjithë kolegëve që t’i drejtoheni vetes tuaj në rend të parë, dhe mos të luani me ndjenjat e qytetarëve, sepse ju e dini se një ligj i tillë na kthen në kohë pas, na kthen në vitin 2001. E nderuar kolege, në atë konflikt atëherë ka pasur dy palë të përfshira, dhe unë kam thënë disa herë deri tani dhe kam qenë shumë e qartë dhe e drejtpërdrejtë, nëse ju nuk jeni gati që ta pranoni realitetin multietnik dhe ta kuptoni se RMV-ja ka vetëm një buxhet, ku mblidhen të gjitha taksat dhe tatimet e gjithë qytetarëve, unë nuk mund ta shkel Kushtetutën, ashtu siç e bëni ju, më saktë nenin 9 të Kushtetutës”, deklaroi mes tjerash Dauti./tv21.tv

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Haracina “zien” para zgjedhjeve – Skënder Isufi kryeson bindshëm në sondazh

Haracina “zien” para zgjedhjeve – Skënder Isufi kryeson bindshëm në sondazhin e Almakos Me datën e zgjedhjeve tashmë të konfirmuar, gara për kreun e komunave...

Taravari: Izeti në panik, shpif për qytetet shqiptare – Izet, kush do t’ua paguajë dëmin 225 milionë euro banorëve të Çairit?

Aleanca për Shqiptarët e udhëhequr nga Arben Taravari ka reaguar sot ndaj deklaratave të fundit të Izet Mexhitit, i cili, siç thuhet “në përpjekje...

Shqipëri“Ne? 500 herë ma mirë me Enver Hoxhën…” (Pse demokracia në vetvete nuk është zgjidhje)

Personazhi në videon që shoqëron këtë shënim, Adrian Thano (video është marrë nga rrjetet sociale), 34 vjet më parë i thanë se liria është...

Struga përballet me dy modele fushate: ndikimi nga lart dhe besimi nga poshtë

Fushata për kreun e komunës së Strugës ka nisur me dy stile të kundërta. Mendi Qyra, kandidati i mbështetur nga VLEN dhe VMRO, e...

Ibrahimi në Luboten: 12 gushti i vitit 2001 është data e dhimbjes shqiptare!

Kryetari i Alternativës Zeqirija Ibrahimi së bashku me krerët tjerë të koalicionit VLEN kanë bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Luboten. “Sot bëmë homazhe...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu