Zekolli: Marrëveshja për rrugën Tetovë-Prizren do të nënshkruhet në tetor!

Deri sa Republika e Kosovës, po punon intenzivisht në teren për hapjen e rrugës Prizren-Tetovë, RMV-ja ende nuk ka formuar grupin e punës që do te bëj përzgjedhjen e projektit dhe mbikëqyrjen e tij. Me një shkrim në rrjetin social Facebook zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri, ka shkruar se shumë shpejt do të formohet grupi prej 10 anëtarësh pesë nga Kosova dhe pesë nga vendi ynë dhe në fillim të Tetorit do të nënshkruhet marrëveshja.

“Në koordinim me Ministrin Liburn Aliu, kemi vendosur që së shpejti të nënshkruajmë një marrëveshje projektimi dhe të krijojmë një grup punues, në përputhje me memorandumin e mëparshëm të nënshkruar. Ky grup punues do të përbëhet nga pesë anëtarë nga dy shtetet, duke bërë një total prej dhjetë anëtarësh, të cilët do të kenë për detyrë përzgjedhjen e projektuesit të projektit dhe më pas mbikëqyrjen e implementimit të tij.”, ka shkruar Shaqiri.

Edhe kreu i Tetovës dhe njëherit njëri ndër liderët e VLEN-it, Bilall Kasami, që është pjesë e Qeveris tha se po punohet që ky projekt të realizohet, dhe i njëjti nuk duhet të kaloj në Kuvendin tonë.

“Sa i përket segmentit nga ndarja rruga Tetovë-Kodra e Diellit deri në hyrje të tunelit aty do të punojmë bashkë me qeverinë që sa më shpejtë të nisë projektimi i asaj rruge dhe sigurisht edhe në kuadër të qeverisë por edhe me resurse lokale do të shohim mundësinë që sa më shpejtë të nisë rikonstruimi apo ndërtimi i trasesë ku duhet trase e re ku duhet të rikonstruohet ajo lokalja që edhe ne të jemi gati që atë që e bën Kosova në tunele edhe ne pjesën tonë deri në tunel ta kemi gati. Në Kuvendin e Kosovës ka kaluar, merr përgjegjësi komisioni prej 10 anëtarësh që do të jetë në Maqedoni, domethënë me procedurat që do të përcillen në Maqedoni të nis procedurën e shpalljes së tenderit dhe përzgjedhjes së operatorit që do të projektojë tunelin.”, tha kryetari i Tetovës Bilall Kasami.

Rruga Tetovë-Prizeren do të financohet nga të dy vendet Kosovë dhe Maqedonia e Veriut dhe ky projekt do të kushtojë mbi 200 milion Euro.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Vuçiç ironizon takimin mes eurodeputetëve dhe opozitës serbe: “Më qesharaku në botë”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të dielën se një takim mes anëtarëve të Parlamentit Evropian dhe kundërshtarëve të tij politikë në vend...

Aksion në veri të Mitrovicës, policia e Kosovës sekuestron armë dhe municion

Policia e Kosovës ka gjetur sasi të konsiderueshme armësh dhe municioni në një shtëpi të braktisur në fshatin Rudar i Vogël të komunës së...

VLEN e shet “Safe City”-n si shpëtim jete, ndërsa shmang përgjegjësinë për zhvatje dhe selektivitet

VLEN e prezanton sistemin “Safe City” si domosdoshmëri për mbrojtjen e jetës dhe sigurinë publike, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për kamera apo...

“Sindikalistët” do të protestojnë për rritjen e pagës minimale në 600 euro

Lidhja e Sindikatave ka njoftuar itinerarin e plotë për protestën më 28 janar. Qëllimi kryesor i protestës është rritja e pagave të punëtorëve në 600...

Më ofruan 5 milionë euro që të ndërroja fenë, por nderi dhe liria nuk janë për shitje!

Nga Remi Ilir Kushi Gati një vit më parë, mu ofruan 5 milionë euro. Pagesa do të bëhej në këste brenda një dhjetvjecari. Po ashtu...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu