Gërvalla: Rama nuk foli asnjë sekondë në OKB për rrezikun që i kanoset Kosovës nga Serbia!

Prishtinë- Ministrja e jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka komentuar gjatë një takimi në SHBA, qëndrimin e kreut të qeverisë shqiptare Edi Rama dhe deklaratat e tij për Kosovën në OKB. Gjatë fjalës së saj Gërvalla u shpreh se Rama nuk ka shpenzuar asnjë sekondë për ta informuar bashkësinë ndërkombëtare se cili është rreziku që Serbia paraqet edhe për Kosovën por edhe për pjesën tjetër të rajonit.

“Rama nuk e ka shpenzuar asnjë sekondë për ta informuar bashksinë ndërkombëtare si i vetmi kryeministër shqiptar që ka marrë fjalën në OKB, se cili është rreziku që Serbia paraqet edhe për Kosovën por edhe për pjesën tjetër të rajonit tonë,” tha ajo.

Gërvalla më tej shtoi se ata synojnë një bashkëpunim mes dy vendeve ndërsa tha se duhet ta ngrenë kritikën edhe atëherë kur ajo është e nevojshme. Sipas saj Shqipëria mund të jetë më aktive.

“Dhe si shqiptarë që synojmë një bashkëpunim mes veti duhet ta ngremë kritikën edhe atëherë kur ajo është e nevojshme dhe kur mendojmë se Shqipëria mund të jetë më aktive, pa inate, pa ofendime dhe pa shprehje të papërshtatshme por gjithmonë ti bëjmë ashtu siç edhe ne jemi të hapur për kritika,” tha ajo.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

ASH: Alarm për kapjen e shtetit dhe presionin ndaj mediave

Shkup, 9 dhjetor – Rënia e Maqedonisë së Veriut nga vendi i 36-të në të 42-in në Indeksin Botëror të Lirisë së Medias për...

Pas mesnate lirohet çmimi i naftës në Maqedonin e Veriut

Çmimi i naftës pas mesnate do të lirohet për një denarë. Sipas vendimit të fundit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, çmimet e benzinave dhe...

Hill thotë se ndjeu përgjegjësi morale të shkojë në Hagë në anën e Thaçit

Diplomati Christopher Hill, që ishte edhe i dërguar special në Kosovë gjatë kohës së luftës, ka thënë se shkuarja e tij për dëshmi në...

BDI kërkon tërheqjen e librit të Gjeografisë, Kosova nuk është `Metohi`

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim të thellë për qasjen tendencioze dhe pasaktësitë e rënda që gjenden në librin e Gjeografisë për klasën e...

Prokuroria nis hetimet për skandalin ku u përfshi edhe ministri Çeko

Raportimi i VOX Kosova për veprime ilegale dhe presione të hatashme në Agjencinë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale në kuadër të Ministrisë së Kulturës,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu