Njëqind ditë qeverisje, VLEN i shpalosi projektet

Në 100 ditët e para, koalicioni VLEN si partner qeverisës thotë se ka punuar në funksion të realizimit të programit dhe premtimeve të dhëna gjatë fushatës, transmeton Alsat-M.

Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti numëroi disa nga projektet për të cilat sipas tij veçmë kanë nisur procedurat. Ai u ndal te lufta ndaj biznesit të kazinove, duke theksuar se tentohet çrrënjosja e tërësishme e tyre.

“Kemi tërheq rrezikun nga fëmijët tanë, nga shtëpitë tona nga tabletët dhe pjesë tjera ku kanë luajtur në të kaluarën, poashtu ka një vendim të qeverisë ku është shpall luftë e ashpër ndaj organizmit të bizneseve të kazinove në mënyrë të egër dhe për këtë ka një komision i formuar nga ministria e dixhitalizimit dhe disa drejtopri tjera që do të merren në mënyrë të përditshme ndaj kësaj dukurie. Dhe ne nuk do ndalemi këtu, do sjellim edhe ligjin e ri i cili do të kufizon në maksimum dhe eliminon këtë biznes që është i dëmshëm për rininë tonë”, tha Mexhiti.

Mexhiti nënvizoi se gjatë kësaj periudhe, në mënyrë intensive është punuar edhe për zbardhjen e të gjitha rasteve korruptive. Ai tha se do të përballen me drejtësinë të gjithë ata, që në të kaluarën kanë gabuar duke e shfrytëzuar mandatin politik për përfitime personale.

“Në këtë 100 ditësh, në mënyrë intensive është punuar për ta bërë rotacionin politik dhe këtë rotacion politik kanë punu në mënyrë intensive për t’i zbardh rastet e korrupsionit dhe mendoj se dalë ngadalë këto raste do të zbardhen dhe nuk do të merret politika por do të merren organet e gjyqësisë dhe prokurorisë për të gjithë ata të cilët kanë gabu në të kaluarën, që e kanë shfrytëzu mandatin politik për përfitime personale dhe familjare”, shtoi Mexhiti.

Mexhiti tha se prioritet i VLEN-it në Qeveri mbetet cilësia e arsimit, duke theksuar se gjatë 100 ditëshit të parë janë ndarë 35 milion euro për ndërtimin e kampusit të universitetit “Nëna Terezë”. Mexhiti shtoi më tej se decentralizimi ishte poashtu pjesë e programit të VLEN-it, ndërsa do mbetet edhe më tej në fokus. Ai akuzoi opozitën se gjatë kësaj periudhe përveç kritikave të pavend ka pas edhe propozime që kanë qenë në funksion të destabilizimit.

Përndryshe, Qeveria aktuale e Maqedonisë së Veriut u votua nga deputetët më 23 qershor të këtij viti në krye me kryeministrin Hristijan Mickoski. Kjo Qeveri përbëhet nga VMRO-DPMNE-ja me partnerët koalicionues – koalicionin VLEN dhe partinë ZNAM.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ali Ahmeti dhe Bujar Osmani së bashku në Çarshi takim rasti me gazetarin Adnan Idriz

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot ka së bashku kandidatin për qytetin e Shkupit, Skender Rexhepi - Zejd kanë shoqëruar Bujar...

Mexhiti nuk del në debat, por në publik i kërkon duel Osmanit

Sonte në TV21 ishte paralajmëruar një debat mes dy kandidatëve për komunën e Çairit, Izet Mexhiti dhe Bujar Osmani. Por, ajo që duhej të...

Sheholli transferohet në QKUK

Mentor Neziri, avokat mbrojtës i të dyshuarit për spiunazh, Fatmir Sheholli, ka konfirmuar të hënën për shtypin lokal se klienti i tij është transferuar...

“Bismilah”: Trumpi nderohet me Urdhrin e Nilit, medalja më e lartë e Egjiptit

Presidenti i Egjiptit, Abdel Fatah El-Sisi, të hënën ia dha homologut të tij amerikan, Donald Trump, nderin më të lartë të Egjiptit – Urdhrin...

Lajmi i fundit: Nënshkruhet marrëveshja e paqes për Gazën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e nënshkroi të hënën në Egjipt planin e tij për paqe në Lindjen e Mesme, krahas negociatorëve...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu