Është vrarë edhe një komandant i lartë i Hezbollahut, Nabil Kaouk

Hezbollahu ka konfirmuar të dielën se edhe një zyrtar i lartë i grupit i është vrarë nga sulmet ajrore izraelite, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Më herët, ushtria izraelite tha se ka vrarë Nabil Kaouk, zëvendëskryetarin e Këshillit Qendror të Hezbollahut në një sulm ajror të shtunën, duke vazhduar t’i shkaktojë goditje të rënda shkatërruese grupit militant libanez, pasi të premten ia vrau liderin e kamotshëm, Hassan Nasrallah.

Kaouk është komandanti i shtatë i Hezbollahut i vrarë nga ushtria izraelite prej 20 shtatorit.

Disa komandantë të lartë të Hezbollahut janë vrarë në sulmet izraelite në javët e fundit, duke përfshirë anëtarët themelues të grupit që kishin shmangur vdekjen ose arrestimin për dekada dhe ishin të afërt me Nasrallahun.

Hezbollahu është grup militant dhe parti politike njëkohësisht, i cili e kontrollon pjesën më të madhe të Libanit jugor. Ai është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka vendosur në listën e zezë krahun e tij të armatosur, por jo edhe partinë e tij politike.

Hezbollah ishte gjithashtu shënjestër e një sulmi të sofistikuar ndaj pajisjeve të tij të komunikimit, për të cilin u fajësua gjerësisht Izraeli.

Një valë sulmesh ajrore izraelite në pjesë të mëdha të Libanit ka vrarë të paktën 1.030 njerëz — përfshirë 156 gra dhe 87 fëmijë — në më pak se dy javë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Libanit.

Qindra mijëra njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në Liban për shkak të sulmeve të fundit.

Hezbollah ka vazhduar të hedhë raketa drejt veriut të Izraelit, por shumica e tyre janë shkatërruar ose kanë rënë në zona të hapura, duke shkaktuar pak viktima dhe dëme të vogla.

Kaouk ishte anëtar veteran i Hezbollahut prej viteve ‘80 dhe shërbeu si komandant ushtarak i Hezbollahut në jug të Libanit gjatë luftës së vitit 2006 me Izraelin. Ai shpesh shfaqej në media lokale, ku komentonte për zhvillimet politike dhe të sigurisë, dhe mbante fjalime në ceremonitë e varrimit të militantëve të lartë. Shtetet e Bashkuara kishin shpallur sanksione ndaj tij në vitin 2020.

Hezbollah filloi ta sulmojë veriun e Izraelit me raketa dhe dronë pas sulmit që Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE – e kreu në jug të Izraelit më 7 tetor, i cili e nxiti luftën e Izraelit në Gazë.

Hezbollahu dhe Hamasi janë aleatë që e konsiderojnë veten pjesë të një “Boshti të Rezistencës” të mbështetur nga Irani kundër Izraelit.

Izraeli i është përgjigjur Hezbollahut me valë sulmesh ajrore, dhe konflikti është rritur gradualisht deri në prag të një lufte të përgjithshme, duke ngjallur frikën e një lufte të përgjithshme në rajon.

Izraeli thotë se është i vendosur t’i kthejë rreth 60.000 qytetarë izraelitë në komunitetet në veri që u evakuuan gati një vit më parë.

Hezbollah ka thënë se do t’i ndalë sulmet raketore vetëm nëse do të ketë një armëpushim në Gaza,. Por, arritja e një armëpushimi në Gazë duket e vështirë, pavarësisht negociatave indirekte mes Izraelit dhe Hamasit, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, Katari dhe Egjipti.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nuk ka kohë për koordinim te VLEN-i, Fatmir Limani në koktelin e VMRO-DPMNE-së në Kërçovë

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Limani, siç duket, ka kaluar në radhët e VMRO-DPMNE-së. Limani sot nuk ka marrë pjesë në...

Trump kërkon me çdo kusht Groenlandën, evropianët propozojnë rritjen e pranisë së NATO-s në Arktik

Kërcënimet e Trumpit kundër Groenlandës po shkaktojnë prej ditësh tensione. Tani evropianët propozuan rritjen e pranisë së NATO-s në Arktik. Por Trumpi po e...

Dolce dhe Limi nisin lidhjen, ndodh puthja e parë

Pas përfundimit të Prime-t të mbrëmshëm, në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ka nisur zyrtarisht një lidhje e re — dhe askush nuk...

Nuk e jep asnjë dëshmi se i ka ndalur 20 çnjohje: “Marketingu politik” i Osmanit për t’u rizgjedhur presidente

“Asgjë tjetër, pos marketing politik”. Çka publikisht dihet është se nga “28 çnjohjet” që Serbia i pretendon dhe propagandon trumbetueshëm anekënd botës t’i ketë arritur...

Imamoglu sfidon Erdoganin nga burgu: Do ta fitoj presidencën nga qelia

Rivali kryesor politik i presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan ndodhet i burgosur në një burg të sigurisë së lartë pranë Stambollit, por kjo nuk...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu