FFM dënon dhunën ndaj Sejdinit: Zgjedhja e udhëheqësve bëhet me votat e delegatëve, jo përmes dhunës

Federata e Futbollit të Maqedonisë e dënon ashpër sulmin frikacak dhe të turpshëm ndaj presidentit tonë, Muamed Sejdini, i cili mbrëmë në praninë e një miku u sulmua fizikisht në parkingun e një restoranti në Shkup. Ky akt dhune është i papranueshëm dhe përbën një goditje të drejtpërdrejtë ndaj vlerave të futbollit, sportit dhe demokracisë në përgjithësi, theksojnë nga FFM.

“Ne theksojmë qartë dhe pa mëdyshje se Federata e Futbollit të Maqedonisë nuk do të lejojë që dhuna të bëhet mjet për ndikim apo për zgjidhjen e çfarëdo sfide. Zgjedhja e udhëheqësve në FFM zhvillohet ekskluzivisht përmes procedurave ligjore dhe demokratike, me votat e delegatëve, e jo përmes kërcënimeve dhe dhunës. Ata që përpiqen të prishin këtë proces përmes forcës duhet të jenë të vetëdijshëm se veprimet e tyre tashmë janë identifikuar dhe se ne po bashkëpunojmë me institucionet e drejtësisë për të ndriçuar plotësisht këtë incident”, thuhet në reagimin e FFM-së.

FFM i bënë thirrje Ministrisë së Punëve të Brendshme, si dhe të gjitha organeve kompetente, që të marrin masa urgjente dhe ta hetojnë rastin deri në fund, në mënyrë që autorët të dalin përpara drejtësisë.

Për këtë incident kemi informuar edhe drejtuesit e UEFA-s dhe FIFA-s.

“Presidenti i FFM-së mbetet i palëkundur përballë kërcënimeve dhe presioneve të tilla. Ato nuk e dobësojnë vendosmërinë e tij, përkundrazi, forcojnë përkushtimin e tij ndaj integritetit dhe transparencës në sport. Muamed Sejdini është zgjedhur në këtë pozitë në mënyrë të ligjshme, me votat e delegatëve, dhe vetëm në të njëjtën mënyrë do ta përfundojë ose vazhdojë mandatin e tij. Dhuna kurrë nuk do të jetë mjet që do të përcaktojë praninë ose largimin e tij”, thuhet më tej në njoftim.

FFM thekson se mbesin të përkushtuar në promovimin e vlerave sportive, lojës së ndershme dhe respektimit të institucioneve.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Elisa Spiropali: Presim zbatimin konsekuent të Marrëveshjes së Ohrit

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, zhvilloi një takim me Musa Xhaferrin, Kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme...

Adnan Azizi: Hera e fundit që është punuar në Gostivar ka qenë koha e Nevzat Bejtës

Shefi i shtabit zgjedhorë të VLEN-it, Adnan Azizi në takimin me strukturat e VLEN-it në Gostivar në hapjen e kampanjës zgjedhore për zgjedhjet e...

Mucunski, Ahmetit: Badenteri nuk është mekanizëm që përdoret në formimin e Qeverisë

Ministri i MPJ-së, Timço Mucunski sot ka reaguar ndaj deklaratave të liderit të BDI-së, Ali Ahmeti që qeveria të formohet me Badenter. “Ndoshta thellë brenda...

Deputetët turq përleshen gjatë debatit për buxhetin

Ligjvënësit turq shkëmbyen grushte gjatë një debati të nxehtë mbi propozimin e buxhetit të vitit 2026 të dielën, megjithëse si buxheti ashtu edhe një...

Njësia speciale “Ujqit” vazhdon të jetë pa asnjë shqiptar

Edhe gjatë vitit 2025, njësia speciale “Ujqit” vazhdon të mbetet pa asnjë pjesëtar të përkatësisë shqiptare. Ndërkohë, në konkursin për oficerë të rinj për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu