Sela për Fokus: Protestat nuk janë destabilizim, por e drejtë demokratike

Kreu i ASH-së dhe deputeti i Frontit Europian në një intervistë për javoren Fokus ka folur për Qeverinë e udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja, ZNAM dhe VLEN. Sela gjatë intervistës theksoi se Fronti Europian do të përdor të gjitha mekanizmat për të mbrojtur legjitimitetin e votës, duke mos i përjashtuar edhe protestat. Tutje, Sela tha se VMRO-DPMNE-ja po sulmon demokracinë e vendit.

“Protestat nuk janë destabilizim, por e drejtë demokratike, që këndellin demokracinë kur vehet në pikëpyetje. Për këtë shkak, Fronti Evropian, është prononcuar se do t`i ndërmarrë të gjitha mekanizmat, duke llogaritur edhe protestat, që ta shërojmë këtë demokraci të sulmuar nga Mickoski dhe VMRO-ja”– tha Sela për Fokus.

Ndërkaq, i pyetur nëse janë të mundshme trazirat gjatë protestave, Sela potencoi se trazirat mund të ndodhin vetëm nëse nga ana e Qeverisë infiltrohen njerëz për të shkaktuar trazira, siç shtoi, kjo ndodhur veçanërisht kur kanë protestuar shqiptarët.

“Do të ketë protesta. Nëse qeveria planifikon të infiltrojë njerëz që të bëjë skenare, le të thonë, për shkak se në Maqedoni, fatkeqësisht, implikime të këtilla të pushtetit përmes njerëzve të tillë, kanë ndodhur veçanërisht kur kanë protestuar Shqiptarët”– deklaroi për Fokus, Ziadin Sela – kryetar i ASH-së dhe deputet i Frontit Europian.

Gjatë intervistës për “Fokus”, Sela përmendi edhe mundësinë për zgjedhje të dyfishta, të jashtëzakonshme parlamentare dhe zgjedhjet e rregullta lokale në vitin 2025, për shkak të, siç thotë, qeverisë jolegjitime. Sipas tij, Fronti Evropian do të bëjë çmos që të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme, por se e njëjta pritet edhe nga VMRO dhe Mickoski.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ligji për lojërat e fatit ‘fle’ në Kuvendin e RMV-së, zvarritet miratimi

Ndonëse se u promovua me shumë bujë si një hap i madh për mbrojtjen e të rinjve, propozim-ligji për lojërat e fatit me të...

Vuçiqi nga Brukseli: Nesër t’i vendosim sanksione Rusisë dhe ta njohim Kosovën, kështu pranohemi në BE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një konferencë për media në Bruksel të martën mbrëma tha se Serbia do të pranohej në Bashkim Evropian...

Pesë vjet nga arrestimi i Thaçit dhe të tjerëve

Sot bëhen pesë vjet nga arrestimi i ish-presidentit Hashim Thaçi, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit. Me rastin e kësaj dite, Organizata e Veteranëve të Luftës...

Kryetari i parë mysliman i New Yorkut – fjalët e para të Mamdanit pas fitores, goditje e ashpër për Trumpin

Demokratët fituan në tri gara të martën në zgjedhjet e para të mëdha që kur Donald Trump rifitoi presidencën, duke ngritur një brez të...

Ibrahimi: Haqim Ramadanin nuk e lamë të vetëm, por ai e braktisi VLEN-in? (VIDEO)

Lideri i Alternativës, Zeqirja Ibrahimi, ka komentuar strategjinë e fushatës së kandidatit të VLENI-së, Haqim Ramadani, në komunën e Bërvenicës gjatë rrethit të dytë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu