LSDM: Ambasadori hungarez në BE votoi për ndarjen e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

“Pse ambasadori i Hungarisë, përndryshe vendi që kryeson BE-në, votoi për ndarjen e Maqedonisë nga Shqipëria”.

Kjo është pyetja që Lidhja Socialdemokrate (LSDM) thotë se kryeministri Hristijan Mickoski në takimin e djeshëm është dashur t’ia bëjë kryeministrit hungarez, Viktor Orban.

“Takimi Mickoski-Orban nuk sjell asgjë të re apo shpresëdhënëse për qytetarët e Maqedonisë. Mickoski duhej ta shfrytëzonte këtë vizitë për ta pyetur publikisht Orbanin se pse ambasadori i Hungarisë, përndryshe kryesues i BE-së, votoi për ndarjen e Maqedonisë nga Shqipëria. Pse qytetarët maqedonas gjatë presidencës së tij janë në një situatë ku janë të fundit në radhë për anëtarësim në BE? Nëse kjo ndodh ndonjëherë”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

LSDM shton se Orbanit është dashur t’i shtrohet pyetja pse ai “nuk ndihmoi si partner strategjik në periudhën kur negocionin kredi me origjinë të dyshimtë kineze, për ndryshimin e kornizës së negociatave, siç premtoi Mickoski”.

Sipas partisë opozitare, Mickoski dhe Orban nuk u ofruan asgjë qytetarëve, përveç se vendosën t’i fusin në borxh edhe për 500 milionë euro dhe të varrosin perspektivën evropiane të shtetit.

Sipas LSDM-së opozitare, ndarja e Shqipërisë dhe ndërprerja e negociatave me Bashkimin Evropian është për shkak të Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së.

“Sot, në vend që të jetë një ditë e madhe festimi, shprese, mundësish të reja për qytetarët maqedonas, flasim për destabilizimin, izolimin, çështjet etnike. Askush tjetër nuk ka faj për këtë situatë, përveç VMRO-DPMNE-së, e cila me vite të tëra po punon intensivisht për të penguar integrimin evropian të vendit”, thuhet në njoftimin e sotëm të LSDM-së.
Kryeministri hungarez Viktor Orbán u pyet në konferencën e sotme për shtyp me kolegun maqedonas Hristijan Mickoski se pse ambasadori i Hungarisë votoi për ndarjen e paketës dhe vazhdimin e negociatave për Shqipërinë. Ai nuk është përgjigjur konkretisht në pyetjen e gazetarit se çfarë do të bëjë Hungaria që Maqedonia të vazhdojë negociatat me BE-në.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

Kurti: Na duhet fitore vendimtare me mbi 50 për qind

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve “AFP”, ka potencuar se Lëvizja Vetëvendosje synon një fitore...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu