“Rasti Banjska mund të përsëritet, rreth 400 individë janë duke u stërvitur në kazermat ushtarake në Serbi”

Më 24 shtator u shënua njëvjetori i rënies së Heroit Afrim Bunjaku.

Rreshteri policor Afrim Bunjaku u vra nga një sulm terrorist (agresion serb) në veri të vendit, nga bandat kriminale serbe, të armatosura e të maskuara në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Lidhur me këtë sulm, ditë më parë Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ngriti një aktakuzë për 45 persona.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Xhevat Meha, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se vrasja e rreshterit policor të Kosovës solli pak ndryshime në veri.

“Vrasja e rreshterit të Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku para një viti ka sjell ndryshime. Vrasja ka qenë pasojë e një sulmi të armatosur, e ky sulm është veprimi që ka sjell pak ndryshime e do të duhej të sillte shumë ndryshime në qëndrimet e perëndimit ndaj Serbisë.

Qeveria e Kosovës në këto gati 2 vitet e fundit ka kryer një seri veprimesh në pjesën veriore të Kosovës. Këto veprime të qeverisë kanë qenë brenda qëndrimeve politike zyrtare amerikane se staus-quo në Kosovë është e paqëndrueshme. Kështu kanë deklaruar disa herë zyrtarët amerikan në 2-3 vitet e fundit”, thotë ai.

Ai thotë se veprimet e qeverisë e kanë prishur status-quon e krijuar në veri të Kosovës, me vet faktin, goditjen e rrjeteve kriminale serbe, që kanë çuar drejt një sulmi si ai në Banjskë.

“Veprimet e qeverisë së Kosovës kanë prishur status-quon e krijuar në veri të Kosovës. Goditja e rrjeteve kriminale serbe që kishin kontroll në pjesën veriore sigurisht ka motivuar edhe Radoiçiçin edhe kriminelët tjerë që të kryejnë sulme të armatosura. Këto grupe kriminale edhe derisa ishin në Kosovë, edhe tani që janë në Serbi vazhdimisht kanë qenë të mbështetura nga Serbia. Tani raportohet se rreth 400 individë të tillë janë duke u stërvitur në kazermat ushtarake në Serbi. Është e pritshme që të ndërmerret edhe ndonjë aksion i ngjashëm nga këto grupe te armatosura”, përfundon ai për “Bota sot”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Si një i afërm i Hitlerit”: Erdogan shpërthen ndaj Netanyahu-t

Rexhep Tajip Erdogan e quan sulmin e Izraelit në Katar javën e kaluar 'një sfidë të hapur ndaj rendit dhe ligjit ndërkombëtar' Presidenti turk Rexhep...

Rubin: Clinton u impresionua nga sjellja e Thaçit gjatë luftës

James Rubin ka deklaruar se ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Bill Clinton, i kishte bërë shumë përshtypje sjellja e Hashim Thaçit. Rubin...

Si avulluan premtimet e vredistëve?

Po bëhet afro një vit e gjysmë qëkur vredistët e Severnës proklamuan me bujë duke ngritur rrëmet njerëzish anembanë "državës" për ndryshimin e jashtëzakonshëm...

Trump kritikon Europën për sanksionet ndaj Rusisë: Nuk janë mjaftueshëm të ashpra

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kritikuar ashpër sanksionet e vendosura nga vendet evropiane ndaj Rusisë, duke i cilësuar ato si të...

Imrane Veliu Aliu kandidate për këshilltare në Çair: Do të jem zëri i qytetarëve në organet vendimmarrëse

Imrane Veliu Aliu është një ndër kandidatet për këshilltare në komunën e Çairit, nga radhët e AKI-së. Ja biografia e plotë e saj: Unë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu