Para mbledhjes së Asamblesë së OKB-së, shqiptarët në New York aksion me fakte e fotografi për krimet serbe në Kosovë

Një grup i mërgatës që jetojnë në SHBA kanë organizuar një aksion në rrugët e New York-ut, duke paraqitur fakte e fotografi të krimeve të Serbisë ndaj popullit të Kosovës.

Analisti serb: Radoiçiq është vetë pushteti në Serbi, askush nuk mu…DASH: Presim nga Serbia që autorët e sulmit në Banjskë të japin për…Para mbledhjes së Asamblesë së OKB-së, shqiptarët në New York aksio…Gërvalla në New York: Kosova ka vendosmëri për integrim euroatlanti…Ukrainasit shkatërruan një nga sistemet më të fundit raketore të Pu…
Në aksionin simbolik ata kanë përmendur krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, teksa kanë kërkuar drejtësi për zbardhjen e rastit të vrasjes së vëllezërve Bytyqi.

Në protestë janë shfaqur parullat “ Vuçiq = Millosheviq”, “ Drejtësi për vëllezërit Bytyqi”, “Serbia ka gjak në duar të veta”, “Serbia përdor përdhunimin si armë”, “ Vuçiq marionetë e Putinit”.

Lexo më shumë Një vit nga sulmi në Banjskë, Kurti: Afrim Bunjaku humbi jetën duke mbrojtur sovranitetin e Kosovës
Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku do të zhvillojë takime bilaterale me liderë në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Drena 300×250
“Përmes pjesëmarrjes në Javën e Nivelit të Lartë dhe takimeve të parapara synohet thellimi i raporteve bilaterale me vende partnere, fuqizimi i mëtejmë i subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit tonë në raport me vendet mosnjohëse dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, dhe prezantimi i mundësive dhe përparësive që Republika e Kosovës ofron për investitorë të huaj”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Lexo më shumë Ministri Maqedonci: Rreshter Bunjaku mbetet i skalitur në memorien e popullit e atdheut tonë
Sipas njoftimit, gjatë qëndrimit në SHBA, Kurti së bashku me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz do të takojnë pjesëtarë të komunitetit shqiptar në ShBA dhe përfaqësues të shoqatave të diasporës atje.

Në fund të vizitës, kryeministri Kurti do mbajë ligjëratë në Universitetin prestigjioz Yale, mbi rrugëtimin demokratik të Republikës së Kosovës 25 vjet pas çlirimit, qeverisjen dhe rritjen ekonomike.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gostivari me buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026

Komuna e Gostivarit do të ketë një buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026, duke shënuar një rritje prej 4.5 milionë eurosh...

Sveçla: Rinia me Lalin ju sosin

Ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë reagimin e parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Ai ka postuar një foto me disa të...

Si do të duket Kuvendi i Kosovës pas zgjedhjeve të dhjetorit?

Pas numërimit të 99,45% të votave, tani ka një pasqyrë se di mund të duket Kuvendi i Kosovës sipas numrit të deputetëve që i...

Mbi 99% e votave të numëruara, ky është rezultati i zgjedhjeve në Kosovë

KQZ ka publikuar rezultatin e 99,45% të votave të numërua nga zgjedhjet e së dielës në Kosovë, përcjell in7.tv. Sipas tyre, Vetëvendosje ka 49,28% ose...

Lista Serbe akuzohet për shkelje të rregullores zgjedhore gjatë heshtjes zgjedhore në veri të Kosovës

Lista Serbe po akuzohet për shkelje të Rregullores Zgjedhore Nr. 07/2024 gjatë ditës së votimit në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu