Kasami në takim me Lazim Destanin, në fokus projekti i stadiumit të ri të Tetovës

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, sot zhvilloi takim me pronarin e kompanisë Ecolog, Lazim Destani, ku diskutuan rreth projektit të stadiumit të ri të qytetit të Tetovës.

Siç njoftojnë nga kabineti i Kasamit, ky projekt përfaqëson një nga iniciativat më të rëndësishme për qytetin dhe është më shumë se një rikonstruim fizik.

“Stadiumi i Tetovës ka qenë për dekada një hapësirë ku qytetarët tanë kanë përjetuar emocione, suksese dhe krenari. Me këtë projekt, synojmë që të krijojmë një ambient modern, që jo vetëm do të përmirësojë kushtet për zhvillimin e sportit, por edhe do të përfaqësojë energjinë dhe pasionin e qytetit tonë. Ky ndërtim është një investim për të ardhmen e rinisë së Tetovës dhe një hap drejt standardeve më të larta për mirëqenien dhe zhvillimin social të qytetit”.

“Projekti i stadiumit të ri përfaqëson gjithashtu një shembull të qartë të bashkëpunimit të frytshëm midis sektorit publik dhe atij privat, ku falë angazhimit të përbashkët, po i japim jetë një projekti të rëndësishëm që do të shërbejë si simbol i bashkimit dhe progresit të komunitetit tonë”.

“Komuna e Tetovës, në bashkëpunim me kompaninë Ecolog, do të vazhdojë të punojë pa ndërprerje për realizimin e këtij projekti, me synim që Tetova të ketë një stadium të denjë për ambiciet dhe potencialin e saj. Kjo iniciativë është vetëm fillimi i një kapitulli të ri për qytetin tonë dhe për të gjithë qytetarët e Tetovës”, thuhet në njoftimin nga Komuna e Tetovës.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Zernovski: Të përgatitemi për fotografinë e re të dasmës së Ali Ahmetit dhe Mickoskit të vogë!

Shkruan: Andrej Zernovski VMRO-DPMNE erdhi në pushtet mbi bazën e dy premtimeve. Së pari, se do ta anulonte “marrëveshjen e dëmshme” të Prespës, me çka...

Rubio mbërrin në Izrael teksa IDF shkatërron më shumë ndërtesa në Gaza

Sekretari i Shtetit i SHBA-ve, Marco Rubio, ka mbërritur në Izrael për të diskutuar luftën në Gaza pas sulmit të Izraelit ndaj anëtarëve të...

Ballkani mes dronëve të NATO-s dhe raketave nga Lindja

Modernizimi ushtarak në Ballkanin Perëndimor nuk është thjesht çështje pajisjesh. Ai reflekton garën mes fuqive të mëdha për ndikim. Serbia manovron me armë nga Perëndimi,...

Zekerija Berisha: Me mua për një Shkup më të pastër dhe më të zhvilluar

Zekerija Berisha ka zyrtarizuar sot kandidaturën si bartës liste nga koalicioni VLEN për Këshillin e Qytetit të Shkupit. Me një vizion të qartë, shton ai,...

“Aleanca për Shqiptarët merr përkrahje të fuqishme në Austri”

Mbështetje e fuqishme nga mërgata për Strugën e Re Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, së bashku me kandidatin për kryetar të Komunës së...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu