Branitellat, LSDM: Të thirret komisioni ku do të debatohet nëse Gashi po e shkel Rregulloren

Nënkryetari i LSDM-së, Jovan Mitrevski, kërkon nga kryeparlamentari Afrim Gashi që ta thirr Komisionin për çështje të rregullores. Sipas tij ky komision duhet të diskutojë dhe të vendos nëse Gashi po e shkel Rregulloren, që kur refuzoi që të thirr Komisionin për politikë sociale, ku duhet të debatohet për Ligjin për branitellat. Paraprakisht kryetarja e komisionit përkatës, Ilire Dauti, tha se asnjëherë nuk do ta vendos në rend të ditës këtë pikë. Mitrevski tha se i japin afat Gashit deri në fund të javës, ndërsa nëse edhe ai Komision nuk thirret do të ndërmarrin hapa tjerë.

“Parashtrova shkresë me kërkesë deri te Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, që të angazhojë Komisionin për çështje të rregullores, mandatit dhe imunitetit që të thirr seancë ku do të interpretohet zbatimi i Nenit 126 paragrafi 3. Para pothuajse 10 ditëve, koordnatori i grupit të deputetëve të LSDM-së, zoti Oliver Spasovski, parashtroi kërkesë deri te Kryeparlamentari që të parashtrojë arsyetim nëse dhe kur do ta thirr seancën në Komisionin për shqyrtim të këtij ligji sipas mënyrës së njëjtë që u thirr edhe Komisioni për financim dhe buxhet. Deri në këtë moment nuk ka përgjigje dhe arsyetim dhe me shumë gjasa nuk do të ketë”, theksoi Jovan Mitrevski, nënkryetar i Kuvendit.

Arbër Ademi nga BDI në Daily Click në TV21 tha se nuk pret që ky Ligj të gjendet në rend të ditës në Komisionin me të cilin udhëheq Ilire Dauti nga grupi i deputetëve të Frontit Europian.

“Jo për Ilire Dautin mbetet jo, për dallim prej VLEN-it. Atë komision e drejton ajo dhe nuk do të jetë në rend dite fare për shqyrtim një propozim ligj i cili në trajtë të barabartë nuk i trajton të gjithë qytetarët e saj, të cilët kanë pësuar nga lufta në vitin 2001”, theksoi Arbër Ademi nga BDI.

Kryetari i “Dinjitetit”, Stojançe Angellov, thotë se Ligji për branitellat po keqpërdoret dhe po shfrytëzohet për pikë politike ditore, për shkak se siç thotë, teksti i propozuar ka paqartësi.

“Ligji po keqpërdoret. Vuajtja e familjeve të ushtarëve që kanë humbur jetë, të cilat nga dita në dit nuk kanë marrë dëmshpërblim, vuajtja e invalidëve të luftës të cilët nga dita në dit nuk kanë marrë dëmshpërblim, janë vendosur në politikë ditore. Nëse Sllavjanka Petrovska nuk ndërhynte në sferën për të cilën unë në një mënyrë jam i deliguar nga branitellat, jo që ajo nuk ka të drejtë, por ja edhe po të ishte e sinqertë, e ka bërë këtë në mënyrë shumë të paaftë. Propozim ligjin tonë do ta kalonim nga “dera e vogël” pa zhurmë në opinion”, pohoi Stojançe Angellov, kryetar i “Dinjitetit”.

Për Ligjin për branitellat u paraqit edhe Pavle Trajanov i Lidhjes demokratike i cili vlerëson se këtë zgjidhje duhet ta mbështesin të gjithë partitë dhe është e papranueshme që ai të shfrytëzohet për konfrontime ndërpartiake dhe inkurajimin e tensioneve ndëretnike nga ana e LSDM-së dhe BDI-së.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

Kurti: Na duhet fitore vendimtare me mbi 50 për qind

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve “AFP”, ka potencuar se Lëvizja Vetëvendosje synon një fitore...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu