SKANDALOZE: 10 MAQEDONAS – 0 SHQIPTAR! PROPOZIMET PËR KOMISIONET NË MINISTRINË E ARSIMIT!

Ministria e Arsimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka publikuar një dokument zyrtar, ku paraqiten propozimet e reja të ministrisë, të udhëhequra nga ministrja Vesna Jovanovska, për komisionet dhe sektorët përkatës brenda institucionit. Ajo që bie në sy në këtë dokument është fakti se nuk është përfshirë asnjë përfaqësues nga entiteti shqiptar, ndryshe nga përbërja paraprake ku ishin 7 anëtarë shqiptarë. Ky mungesë përfaqësimi konsiderohet si një hap mbrapa në drejtim të përfshirjes dhe barazisë etnike në nivel institucional.

Diskriminimi në proceset e emërimeve dhe në ndarjen e pozicioneve të rëndësishme në strukturat shtetërore është kthyer në një dukuri të zakonshme, që për fat të keq vazhdon të mbetet një problem i paprekur dhe i paadresuar si duhet. Shqetësimet për këtë trajtim diskriminues janë ngritur nga organizata të ndryshme dhe përfaqësues politikë, por deri tani nuk është bërë përparim konkret për zgjidhjen e kësaj çështjeje.

Në një vend ku pluralizmi etnik dhe përfaqësimi i drejtë janë të nevojshme për ruajtjen e stabilitetit social dhe politik, përjashtimi i komuniteteve të caktuara nga proceset vendimmarrëse rrezikon të rritë ndasitë dhe të nxisë pakënaqësi më të thella. Për këtë arsye, është e rëndësishme që të krijohen mekanizma të qëndrueshëm që garantojnë përfaqësim të barabartë dhe respektim të të drejtave të të gjitha komuniteteve etnike në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Miratohet kërkesa për të rezervuar një ditë shtesë për dëshminë e Clarkut

Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues shqyrtoi disa kërkesa të Mbrojtjes së Thaçit në lidhje me dëshminë e ardhshme të dëshmitarit të saj të...

Filipçe: Raporti i KE-së është alarm për stagnimin ose regresin e vendit në rrugën e integrimit

Raporti i Komisionit Evropian (KE) është më i keq në dhjetë vitet e fundit dhe e ngre alarmin për të ardhmen dhe perspektivën e...

Nis menjëherë lufta mes Mamdanit dhe Donald Trump, kryebashkiaku i ri i Nju Jorkut bën gati 200 avokatë kundër Presidentit amerikan

Në një intervistë për The New York Times, Mamdani tha se po punon për ngritjen e një strukture të gjerë ligjore me rreth 200...

Rritje alarmante prej 116% e tentim vrasjeve gjatë vitit 2024, Shkupi kryeson listën e krimeve

Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje alarmante prej 116% në veprat penale “tentativë vrasjeje”, shumica me armë zjarri dhe të ndodhura në zonën...

Nxënësi model nga Dizhoni – donon 5 mijë euro për shkollën “Imri Elezi”, para që i grumbulloi nga YT

Nxënësi nga Çairi dhuron 5 mijë euro për shkollën e tij “Imri Elezi” Një gjest frymëzues nga një i ri në Çair po bën bujë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu