Hezbollahu e sulmon Tel Avivin me raketë balistike

Hezbollahu e ka hedhur një raketë balistike drejt Tel Avivit të mërkurën në mëngjes, duke e përshkallëzuar edhe më tej situatën. Një ditë më parë, ushtria izraelite e bombardoi Libanin, duke vrarë qindra njerëz dhe militantët hodhën raketa në veri të Izraelit.

Ushtria izraelite tha se e ndaloi një raketë balistike tokë-tokë, e cila aktivizoi sirenat për sulme ajrore në Tel Aviv dhe përgjatë Izraelit qendror. Ajo tha se nuk u raportua për viktima apo dëme.

Ajo tha se u përgjigj duke goditur vendin nga ku u shkrep kjo raketë në jug të Libanit.

Hezbollahu – grup libanez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara – tha se e shkrepi një raketë balistike Qader 1 në drejtim të selisë qendrore të Agjencisë izraelite të Inteligjencës, Mosad.

Ky grup i mbështetur nga Irani e fajëson Mosadin për sulmet e javës së kaluar, gjatë të cilave bombat e fshehura në pajisje komunikimi, pejxherë dhe radiolidhje, shpërthyen duke vrarë dhjetëra njerëz dhe plagosur mijëra të tjerë, përfshirë pjesëtarë të Hezbollahut.

Sipas ushtrisë izraelite, kjo ishte hera e parë që një raketë balistike e shkrepur nga toka libaneze arrin në Izraelin qendror.

Ky sulm i ka rritur edhe më shumë tensionet në Lindjen e Mesme, e cila po shkon drejt një lufte të përgjithshme, edhe pse Izraeli po vazhdon të luftojë kundër Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian – në Rripin e Gazës.

Së paku 560 njerëz u vranë në Liban dhe mijëra të tjerë u detyruan të shpërngulen nga shtëpitë e tyre si pasojë e një vale bombardimesh izraelite të hënën dhe të martën.

Banorët kanë ikur nga jugu i Libanit, duke u grumbulluar në Bejrut dhe në qytetin bregdetar Sidon, ku flenë në shkolla të shndërruara në strehimore, si dhe nëpër vetura, parqe dhe plazhe. Disa prej tyre u përpoqën të ikin nga vendi, duke shkaktuar rrëmujë në trafik në kufirin me Sirinë.

Ushtria izraelite ka thënë se, tani për tani, nuk ka synime për të kryer inkursion tokësor në Liban.

Tensionet mes Izraelit dhe Hezbollahut janë përshkallëzuar vazhdimisht në 11 muajt e fundit. Hezbollahu ka hedhur raketa dhe ka lëshuar dronë në veri të Izraelit vazhdimisht në mbështetje të palestinezëve në Gazë dhe të aleatit të vet, Hamas.

Izraeli është përgjigjur me bombardime të ashpra dhe duke ia vrarë komandantët e lartë grupit militant.

Luftimet prej gati një viti ndërmjet Hezbollahut dhe Izraelit i kanë detyruar dhjetëra mijëra njerëz të shpërngulen nga të dyja anët e kufirit. Izraeli është zotuar se do të bëjë gjithçka për të garantuar kthimin e sigurt të të zhvendosurve në veri të vendit, derisa Hezbollahu ka thënë se do të vazhdojë të shkrepë raketa derisa të arrihet një armëpushim në Gazë, diçka që duket jo fort e arritshme.

Këshilli i Sigurimit të OKB-së ka thirrur takim emergjent për Libanin për të mërkurën, me kërkesë të Francës.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

Kurti: Na duhet fitore vendimtare me mbi 50 për qind

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve “AFP”, ka potencuar se Lëvizja Vetëvendosje synon një fitore...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu