Ademi për VLEN-in: Mickoski u tha ja ku e keni derën, ata kërkojnë falje

-Këta janë amortizuesit e vendimeve të dëmshme anti-shqiptare, tek opinioni shqiptar, me kumtesa dhe qëndrime të cilat shkruhen në press qendrën e VMRO-DPMNE-së, tha Arbër Ademi nga BDI në Daily Click në TV21, deri sa po komentonte pjesëmarrjen e VLEN-it në qeveri. Ademi tha se kryeministri Hristijan Mickoski ua tregoi derën, por të njëjtit po kërkojnë falje.

“Ju tha dje, ja ku e keni derën, rruga e mbarë ju qoftë. Dalin dhe u kërkojnë falje në një farë forme, arsyetohen. Shiko, e kanë vlerësuar se tash është momenti i përshtatshëm, këtu, pa shqiptarët ky shtet nuk mund të ndërtohet në të ardhmen, prandaj kanë gjetur disa shqiptarë që janë të fiksuar pas kolltukëve, që po e bëjnë një rol shumë të keq. Në vend se të ndrisin publikisht pakënaqësitë, ne kur nuk jemi pajtuar me partnerët e koalicionit, këtu në studiot e tuaja kemi ngritur zërin. Kemi shfrytëzuar çdo mekanizëm demokratik që e kemi pasur në dispozicion”, pohoi Ademi.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Skandal politik në Tetovë: Adnan Azizi i kërkon falje Mickoskit – “Nuk e përsëris më”!

TetovaSot sipas burimeve të saja zbulon se deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, është detyruar t’i kërkojë falje kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski,...

LAJMI I FUNDIT: Deklaratë e sapolëshuar nga Ambasada Amerikane: Amerika e prishë alancën me Kosovën

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të pezullojnë përkohësisht Dialogun Strategjik të planifikuar me Kosovën, për shkak të shqetësimeve mbi veprimet e qeverisë...

“Serbia më afër familjeve shqiptare me aminin e Bujare Abazit”

Komisioni i letrave me vlerë i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në mbledhjen e 65-të të kryesuar nga kryetarja e KKV-së, znj. Bujare Abazi,...

Netanyahu konfirmon se “nuk do të ketë” shtet palestinez

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të enjten se nuk do të ketë shtet palestinez, gjatë një ceremonie të rëndësishme nënshkrimi për projektin e kolonizimit...

Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

Një llogari në Instagram ka publikuar një foto ku pretendohet se këngëtarja Elvana Gjata ka shtuar në “Favorites” një video të lidhur me Flori...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu