Kurti: Serbia përgjegjëse për sulmin në Banjskë dhe për këtë kërkojmë ndihmën e faktorëve ndërkombëtarë!

Kryeministri Albin Kurti, kryeparlamentari Glauk Konjufca e ministra të kabinetit qeveritar kanë bërë homazhe pranë varrit të heroit të Kosovës Afrim Bunjaku në njëvjetorin e vrasjes së tij.
Nga aty kryeministri Kurti tha se sakrifica e heroit nuk do të harrohet kurrë, duke shtuar se Bunjaku humbi jetën “duke mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës”.

Kurti tha se rreshteri Afrim Bunjaku ra heroikisht në mbrojtje të paqes dhe sigurisë së vendit.

“Dëshmorët janë dëshmi e orëve të historisë. Në orët e hershme të mëngjesit të 24 shtatorit rreshteri Afrim Bunjaku ra heroikisht në mbrojtje të sovranitetit shtetëror, në mbrojtje të rendit publik, paqes dhe sigurisë. Kësisoj lartësoi shtetin e Kosovës. Anembanë Kosovës në çdo cep është shteti i Kosovës. Numri i policëve me kadet të rinj po rritet. Morali i policisë dhe ushtrisë tonë kurrë nuk ka qenë më i lartë. Ky flijim i Afrim Bunjakut ia ka vlejtur për Policinë, shtetin dhe gjeneratat e ardhshme. Serbia është përgjegjëse, andaj duhet të japë përgjegjësi. Në këtë pikë ne kërkojmë ndihmën e faktorëve ndërkombëtarë”, theksoi i pari i ekzekutivit.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca tha se Afrim Bunjaku do të kujtohet përgjithmonë dhe se heroi Afrim Bunjaku është shembulli më i mirë për vetëmohim.

“Afrim Bunjaku ra heroikisht në mbrojtje të sovranitetit. Ai dha shembullin më të vyer se kur atdheu rrezikohet dhe kërcënohet se si duhet të jepet jeta. Ai e la shembullin më të vyer edhe për vëllezërit dhe motrat e tij që janë në Policinë e Kosovës se si duhet të veprojë njeriu kur e kërkon shteti”, shtoi ai.
Homazhe kanë bërë edhe disa ambasadorë të akredituar në Kosovë.

Gjithashtu, në këtë delegacion ishte edhe komandanti i Policisë së Kosovës Gazmend Hoxha dhe disa përfaqësues të Policisë së Kosovës.

Rreshteri Afrim Bunjaku është vrarë më 24 shtator të vitit të kaluar në Banjskë të Zveçanit nga grupi terrorist i Milan Radoiçiqit. Nga sulmet e grupit terrorist ishin plagosur edhe dy policë të tjerë të Kosovës.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ish-reisi Sulejman Rexhepi uron Izet Mexhitin: Urime, miku im Izet Mexhiti

Ish-reisi i Bashkësisë Fetare Islame, Sulejman Rexhepi, ka uruar publikisht kandidatin e koalicionit VLEN për Komunën e Çairit, Izet Mexhitin, pas fitores së tij...

Ndonëse në vota popullore AKI doli e para, Bashkim Bakiu me krerët e VLEN–it kërkojnë dorëheqjen e Ahmetit

Bazuar në numrin e komunave të fituara dhe komunat në të cilat po shkojmë në rrethin e dytë, fituesi politik i këtyre zgjedhjeve...

Krenar Lloga: AKI fituese në Strugë me 7,587 vota- përballë Vlen-it me vetëm 4,056 vota

Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Krenar Lloga, ka reaguar pas publikimit të rezultateve përfundimtare nga Komuna e Strugës, ku subjekti Aleanca Kombëtare për Integrim...

“Trazohet” LDK-ja – Reagime pas kundërshtimit të koalicionit në Vushtrri: “Vetëvendosje, së paku, nuk i ka vrarë veprimtarët e LDK-së”

Mbase brenda LDK-së po “zihet” diçka! Në Vushtrri sot u arrit një koalicion paszgjedhor mes kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Xhafer Tahiri, dhe...

Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu