Thirrjet e ushtarëve amerikanë në West Point “Kosova, Kosova, Kosova”, reagon Vuçiq: Kjo s’është e këndëshme për ne serbët

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq e ka komentuar vizitën e Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani në akademinë ushtarake amerikane West Point.

Ai ka thënë se kjo për serbët nuk është diçka e këndëshme.

“E keni parë dje Vjosa Osmanin në West Point teksa ushtarët amerikanë i thërrisnin “Kosova, Kosova, Kosova”, gjë që nuk është shumë e këndshme për ne serbët ta shikojmë. Por mirë, ne jemi mësuar me shumë gjëra të tilla. Vetëm jini të qetë, të durueshëm dhe tolerantë”, tha Vuçiq.

Duke folur për pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Vuçiq thotë se ata “nuk i trajnojnë vetëm SHBA-të, por edhe anglezët dhe turqit”.

“Kanë personel të trajnuar mirë, nuk ka dyshim. I dimë numrat e saktë, nuk do të doja të flas për këtë tani. “Nuk është diçka që mund ta kërcënojë ushtrinë serbe, por nuk ka dyshim se mund të kërcënojë mbijetesën e serbëve në Kosovë”, tha ai.

Presidentja Osmani po qëndron në Nju Jork ku po zhvillon punimet Asambleja e Përgjithshme e OKB’së. Përfaqësuesit e Kosovës tradicionalisht këtë ngjarje mundohen ta shfrytëzojnë për kontakte me shtetet të ndryshme përfshirë ato që s’e kanë njohur Kosovën.

Gjatë qëndrimit të Osmanit në West Point, ushtarakët amerikanë kanë intonuar himnin e Kosovës, ndërsa ajo kadetëvë u është drejtuar me një fjalë.

“Një ditë e paharruar në West Point, akademinë ushtarake ku gjenerata të tëra liderësh ushtarakë amerikanë e nga Kosova janë arsimuar për të shërbyer me integritet, vetmohim dhe sakrificë! Faleminderit që nderuat Republikën e Kosovës! 🇽🇰🇺🇸”, ka shkruar Osmani

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

Kurti: Na duhet fitore vendimtare me mbi 50 për qind

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve “AFP”, ka potencuar se Lëvizja Vetëvendosje synon një fitore...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu