Kjo deklaratë e Ahmet Krasniqit frikësoi kundërshtarët e tij? Nazif Ramabaja jep detaje për “Bota sot”

Ramabaja: A thua prononcimi i tillë i kol. Ahmet Krasniqit i frikësoi disa kundërshtarë dhe ndodhi ajo çka ndodhi vrasja e tij tinëzare dhe makabre në mes të Tiranës
Dje, (e shtunë 21 shtator) janë mbushur plot 26 vjet nga vrasja e Ministrit të Parë të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, kolonel Ahmet Krasniqi.

Kolonel Ahmet Krasniqi u vra më 21 shtator të vitit 1998, në një atentat pabesie në Tiranë.

Ndër vite, Kosova e Shqipëria më shumë se të pafuqishme u treguan edhe neglizhente në zbardhjen e vrasjes makabër të kolonel Krasniqit.

Përveç përkujtimeve gjatë përvjetorëve, nuk është se ka pasur ndonjë lëvizje në drejtim të zbardhjes së vrasjes.
Në këtë 26 vjetor, kolonel Ahmet Krasniqin e përkujtoi edhe Major Nazif Ramabaja, komandant i Njësive Operative në Lugun e Baranit, Brigada 131.

Major Nazif RamabajaFoto galeri
Ai për gazetën “Bota sot” tha se vrasja e Kolonel Ahnet Krasniqit ishte gjurmë e ligë në historinë e Kosovës.

Major Ramabaja, me këtë rast përkujtoi edhe një intervistë të kolonelit, duke hedhur dyshime se e njëjta mund të ketë çuar deri te vrasja e tij,

“Nga deklarimet dhe intervista e kolonelit.

Eshte e pakuptueshme frika se gjoja tash, me institucionalizimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dikush do të ketë mundësi të rekomandojë ose të komandoj, këtu ose atje, njësitë operative, përkundër interesit të Kosovës.
Për popullin shqiptar është sukses historik që sot kemi ushtrinë tonë.

Prandaj asnjë marifet dhe pazarllëk politikë nuk do të mund ta shpërbëj atë. Me ndërmjetësimin e Amerikës dhe Bashkësisë Evropiane luftimet mund të ndalen përkohësisht por, zgjidhja për Kosovën duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe vullnetin e popullit të shprehur në referendum.

Populli i Kosovës edhe pse ka qenë nën okupim e ka një thesar të çmuar sa i përket ekspertëve të luftës, ekspertëve që dinë të udhëheqin, të komandojnë njësitë e rangjeve të ndryshme.

Tash për tash mund të them se mbi 3000 eprorë aktivë e rezervë që e kanë kryer akademitë, shkollat ushtarake dhe kurset e ndryshme, janë në dispozicion të Ministrisë së Mbrojtjes.

Më duhet të theksoj faktin se edhe vetë lufta ka krijuar dhe do krijojë kuadro komanduese që të punojnë në radhët e FA të

Republikës së Kosovës.

Kam një bindje të thellë se ashtu siç kemi filluar dhe siç po veprojmë, çdo epror do ta gjej vendin e vet dhe do të mund të udhëheq ato njësi të cilat është emëruar me urdhër.

Secili nga eprorët është në gjendje të komandoj dhe sqaroj veprimet ushtarake të cilat i urdhëron shtabi i përgjithshëm i Forcave të Armatosura”, citoi major Ramabaja intervistën e kolonel Krasniqit.

Kështu, ai pyeti nëse kjo deklaratë frikësoi disa kundërshtarë dhe më pas ndodhi vrasja e tij.

”A thua prononcimi i tillë i kol. Ahmet Krasniqit i frikësoi disa kundërshtarë dhe ndodhi ajo çka ndodhi vrasja e tij tinëzare dhe makabre në mes të Tiranës.

Hero i Kosovës, Kolonel Ahmet Krasniqi, ti je i përhershëm në kujtimet tona, sepse e përhershme është liria dhe pavarësia e Republikë së Kosovës për te cilën dhe kontributin e çmueshëm si figure emblematike shumë dimensionale”, përfundoi Ramabaja.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Raportohet për vendososjen e bombave në disa shkolla fillore në Kumanovë

Në disa shkolla fillore në Kumanovë pasdite arritën alarme për gjoja bomba të vendosura në shkolla, konfirmuan nga Sektori për arsim në Komunën e...

Votimi në Çair: Diferencë e dyshimtë prej 2.267 votash mes Izet Mexhitit dhe listës së VLEN-it

Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, në Komunën e Çairit ekziston një dallim i dukshëm mes votave të kandidatit për kryetar...

AKI: VLEN-i është kapur tërësisht nga të tjerët, shqiptarët më 2 nëntor do t’i thonë JO vasalëve

Nga AKI në një reagim për media kanë thënë se Koalicioni VLEN vazhdon të bëjë atë që, sipas tyre di më së miri –...

Mbeturina dhe transport i çrregullt në Shkup para balotazhit

Shkupi po përballet me krizë të mbeturinave dhe transportit publik, me ndërmarrjet komunale që funksionojnë me burime të kufizuara. Higjiena Komunale dhe Transporti Publik kanë...

Dragan Bursac: Kjo është Serbia e vitit 2025, një vend ku një kriminel lufte është “qytetar nderi”

Shkruan: Dragan Bursac “Përderisa arkivoli i Pavkoviqit do të ulet në tokë, përderisa ministrat serbë do të kryqëzohen dhe gjeneralët do të përshëndesin ushtarakisht, le...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu