Vuçiq për “Politico”: Lidershipi i Kosovës është i fiksuar pas meje, amerikanët pajtohen me ne!

Ashpërsimi i retorikës mes liderëve të Kosovës e Serbisë javëve të fundit e ka fituar vëmendjen e gazetës ndërkombëtare, “Politico”.

Pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e akuzoi atë për “irracionalitet” dhe për ndjekje të një “fushate agresive për konflikte të reja”, presidenti serb Aleksandar Vuçiq reagoi në një intervistë për “Politico”.

“Nëse irracionaliteti dhe agresioni do të thonë të kesh zgjedhje demokratike… OK, shumë faleminderit atij”, tha Vuçiq.

Të enjten, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ftoi liderët ballkanikë në një drekë pune në Bruksel për të diskutuar mbi agjendën e zgjerimit të BE-së dhe integrimin e rajonit në tregun e përbashkët evropian. Edhe pse Kurti dhe Vuçiq morën pjesë, ata nuk folën.

“Ne nuk kemi fare marrëdhënie”, tha Vuçiq për POLITICO përpara udhëtimit.

Siç shkruan “Politico”, kritikët akuzojnë liderin serb se luan në të dyja anët e gardhit duke inkurajuar serbët vendas në Kosovë të rezistojnë dhe më pas duke luajtur viktimën kur Prishtina reagon.

Vuçiq këmbënguli se ai nuk kishte asnjë interes për të ndezur flakët, pavarësisht faktit se qeveria e tij nuk e njeh as pavarësinë e Kosovës, të cilën ajo ende e konsideron një krahinë renegate.

“Unë nuk dua të marrë pjesë në një fushatë anti-Kurti apo një fushatë ad-hominem kundër askujt”, tha Vuçiç, duke shtuar se lidershipi i Kosovës duket se “është i fiksuar” pas tij.

“Nëse lexoni atë që thonë çdo ditë, është gjithmonë Vuçiq, Vuçiq, Vuçiq”, vazhdoi ai.

Të dyja palët do të takohen veçmas me zyrtarë të NATO-s gjatë udhëtimit të tyre në Bruksel, shkruan “Politico”.

Vuçiq pretendon se Kosova po e mban pezull progresin në dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

“Edhe pse njerëzit në Bruksel e shohin se cila anë po e bllokon progresin, ata kurrë nuk do ta thoshin këtë publikisht”, tha ai për “Politico”, duke pretenduar se “BE dhe amerikanët pajtohen me ne”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ramis Aliu: Fitorja e bashkimit dhe e shpresës në Dollnen

Ramis Aliu: “Një zë i fuqishëm i popullit u dëgjua – vendosi drejtësia, vendosi e bardha ndaj të zezës” Pas përfundimit të procesit zgjedhor në...

Pse u bë Kërçova ‘Kičevo’?

Nëse në prapaskena nuk la mjet pa përdorur vetëm e vetëm që ta ndihmonte VMRO-DPMNE-në, VLEN-i nuk pati këllqe për të kremtuar bashkë me...

“Nusja” feston edhe me shqiponjë, në kërcovë do të kete bashkëjetesë me Jovanoskin!

Bashkëshortja e kryetarit të ri të Kërçovës, Aleksandar Jovanovski, dërgon mesazh bashkëjetese me një foto simbolike Pas fitores së kandidatit të VMRO-DPMNE-së në Kërçovë, Aleksandar...

Shaqiri kundër opinionit publik: “Ata që kanë luftuar s’mund të quhen tradhtarë”

“Mos i quani tradhtarë ata që kanë sakrifikuar për këtë vend” Xhezair Shaqiri – Komandant Hoxha reagoi ashpër ndaj akuzave kundër Fatmir Limanit, duke...

Komitët e VMRO-së, xhandarët e rinj të pushtetit!

Sot komitët e VMRO-së, veç pushtetit qëndror nga dita e djeshme përmes strukturës së re organizative me xhandarë të rinj, si të zgjedhur nga...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu