Vuçiq thotë se Serbia i merr 112 milionët e para nga Plani i Rritjes gjatë tetorit: 32 janë dhuratë, 80 milionë kredi!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas drekës së punës që e shtroi presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, për gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor, tha se Serbia do të marrë paratë e para nga Plani i Rritjes rreth 112 milionë euro brenda një muaji.

Këtu Vuçiq pretendoi se më të rëndësishme se paratë e BE-së është zbatimi i reformave në Serbi.
“Në fund të tetorit ose në fillim të nëntorit mund të presim pagesën e parë, rreth 112 milionë euro. Prej tyre 32 milionë janë dhuratë dhe 80 milionë euro kredi shumë e favorshme. Por kjo nuk është e një rëndësie thelbësore për ne, por reformat dhe çfarë mund të bëjmë për kompanitë dhe ekonominë tonë”, tha Vuçiq sot për mediat serbe, transmeton Gazeta Express.

Vuçiq tha gjithashtu se për Serbinë në të gjithë Planin e Rritjes janë caktuar rreth 1.58 miliardë euro, nga të cilat 380 milionë euro janë dhuratë dhe 1.2 miliardë hua “jashtëzakonisht të favorshme”.

Vuçiq tha se në takim u diskutua edhe për rrugën europiane dhe tha se “Serbia është e mundur të hapë një grup të ri në negociatat e anëtarësimit me BE në dhjetor”, por shtoi se i duket se “më shumë varet nga kushtet politike dhe vendet individuale dhe jo nga Brukseli”.

Ai tha se von der Leyen do të vizitojë së shpejti Ballkanin Perëndimor dhe se mund të shkojë edhe në Beograd.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rastet e spiunazhit, Shala: Nuk bëhet fjalë vetëm për qytetarë serbë, por edhe për shqiptarë bashkëpunëtorë

Ish-gjyqtari i Gjykatës së Apelit, tash avokat, Hasan Shala, në emisionin FIVE, ka komentuar për rëndësinë e aktakuzës për spiunazh të ngritur nga Prokuroria...

Izet Mexhitit i ngatërohen numrat e korigjon Taravari, janë 25 shqiptarë jo 35

Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti përmes një postimi më herët njoftoi se 35 shqiptarë kanë nisur me punë në spitalin e Tetovës dhe të Gostivarit, por...

Shkëndija e Haraçinës kalon në Ligën e dytë

Në ndeshjen e balotazhit që pati me Osogovën, Shkëndija e Haraçinës arriti të fitojë me rezultat 2:1. Kjo ndeshje ishte vendimtare për Shkëndijën, duke kaluar...

Erdogan takohet me presidentin e Sirisë, Ahmad al-Sharaa

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, u takua sot me presidentin sirian, Ahmad al-Sharaa, në Stamboll. Erdogan e priti al-Sharaan me një ceremoni zyrtare në Zyrën...

Lija e majmunit në Maqedoni, rasti i dytë ende nuk është paraqitur për kontroll

Personi i dytë i infektuar me linë e majmunit në Maqedoninë e Veriut ende nuk është paraqitur për kontroll në Klinikën Universitare për sëmundje...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu