Tregu i përbashkët rajonal, Vuçiq: Ata që s’duan të jenë pjesë bien nga loja, Serbia i ka pranuar të gjitha!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Serbia dëshiron të jetë pjesë e tregut të përbashkët në Ballkanin Perëndimor, duke shtuar se është kusht themelor për t’iu bashkuar tregut të përbashkët europian.

“Këtu ai që nuk dëshiron të marrë pjesë del nga loja, ndërsa të tjerët qëndrojnë në lojë. Ne mbetemi në lojë dhe kemi pranuar gjithçka në këtë drejtim. Ne duam një Ballkan të hapur Perëndimor, duam hapjen e kufijve, qarkullimin e lirë të mallrave dhe shërbimeve”, pretendoi Vuçiq.
Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, muajin e kaluar tha se emisari gjerman, Manuel Sarrazin, kishte ardhur në Kosovë për ta nxitur kryeministrin Albin Kurti për të bërë kompromis për CEFTA-n që Kosova të zhbllokojë ndalesën për importin e mallrave serbe dhe në këmbim të zëvendësohet UNMIK-u – me të cilin është përfaqësuar Kosova – me Kosovën, por tha se kjo përpjekje ishte e pasuksesshme.

Ndërkohë, ai kishte paralajmëruar se mund të vazhdohet edhe pa Kosovën.

“Nëse është e nevojshme, vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor do të vazhdojnë pa Kosovën tani për tani, për të vazhduar me bashkëpunimin rajonal dhe Procesin e Berlinit”, kishte thënë ai.

Edhe dje ambasada gjermane e përsëriti këtë qëndrim në një përgjigje për Gazetën Express.

“Natyrisht, politika e ftesave e Procesit të Berlinit nuk do të ndryshojë dhe ne shpresojmë që Kosova të vazhdojë të marrë pjesë. Megjithatë, nëse Kosova vazhdon të bllokojë çdo përparim të mëtejshëm në Tregun e Përbashkët Rajonal, ne do të gjejmë një mënyrë për të vazhduar këtu pa Kosovën”, ka thënë një zëdhënës i ambasadës.

CEFTA është një marrëveshje ndërkombëtare e krijuar nga ana e Bashkimit Europian, me qëllim të lehtësimit të këmbimeve tregtare të vendeve të Ballkanit Perëndimor. /Express/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

Kurti: Na duhet fitore vendimtare me mbi 50 për qind

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve “AFP”, ka potencuar se Lëvizja Vetëvendosje synon një fitore...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu