Hoxhë Ekrem Avdiu i quan “injorantë” të konvertuarit në katolikë: Ata njerëz veç fe nuk kanë

Ekrem Avdiu, kryetari i Këshillit të BIK-ut në Mitrovicë dhe imam i njohur, ka folur rreth debatit të fundit në Kosovë në lidhje me konvertimet në katolicizëm, për të cilën gjë thirrje kanë bërë Lëvizja e Deçanit.

Në një video të publikuar në faqen e tij, Avdiu ka zgjedhur një term agresiv për të kundërshtuar këto konvertimeve.

Sipas Avdiut, të konvertuarit janë injorantë, ndërsa këto konvertimet janë “agjendë” me “interesa të ndryshme”.

ADVERTISING

“Humbja e marres i ka çu do njerëz me e marrë tupanin edhe me thënë “qyre çka bona unë, e ndërrova fenë”… Faktikisht, asnjëri prej atyre njerëzve, e them me përgjegjësi të plotë, asnjëri prej tyre as s’u kanë në atë fenë që po thotë e lashë, as s’ka hy në fenë që po thotë e pranova. Se s’dinë, janë injorantë, nuk dinë. Feja megjithatë don besim, feja nuk ka inati, feja as nuk lihet për inati të dikujt, as nuk merret për inati të dikujt. Kështu që kur i sheh, me gjithë atë mllef, edhe me gjithë atë urrejte, e sheh që te ata njerëz veç fe nuk ka, mund të ketë interesa të ndryshme, mund të kenë agjenda të ndryshme, edhe është shumë e qartë, kur agjenda është përçarëse e një kombi, e një shoqërie, është agjendë e favorshme për armikun. Unë këtu asnjë pikë dyshimi nuk e kam”, deklaron hoxhë Avdiu.

Hoxhë Avdiu ishte arrestuar në vitin 2014, në një aksion të madh të shtetit të Kosovës kundër radikalizmit fetar, ndërsa ishte liruar më vonë dhe ishte shpallur i pafajshëm.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

Kurti: Na duhet fitore vendimtare me mbi 50 për qind

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve “AFP”, ka potencuar se Lëvizja Vetëvendosje synon një fitore...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu