Zbërthimi i aplikacionit “Ghost”/ Mediat australiane: Përdorej nga një organizatë kriminale shqiptare!

Detaje të reja kanë dalë nga operacioni ndërkombëtar i koordinuar nga Europol, për zbërthimin e aplikacionit të kriptuar “Ghost” që çoi në dhjetëra arrestime në disa vende të botës për trafik droge, planifikim vrasjesh etj.

Mediat australiane shkruajnë se; “aplikacioni “Ghost” në Australi përdorej për të koordinuar komunikimet sekrete të anëtarëve të një sindikate kriminale shqiptare”.
Konkretisht sipas mediave, një prej të arrestuarve nga Victoria, i dyshuar për trafikimin e cannabis me vlerë 1.2 mln dollarë, rezulton lidhje e krimit të organizuar shqiptar.

Ai u vu në pranga gjatë operacionit ndërkombëtar që coi në dhjetëra arrestime në disa vende të botës përfshirë dhe Australinë.

Një tjetër lidhje e aplikacioni “Ghost” me Shqipërinë del pas arrestimit në Itali në kuadër të të njëjtit operacion të anëtarit të mafies italiane Giovanni Parlangeli.

Leonardo Lando, oficer italian i ndërlidhjes së drogës në Europol, tha se individi ishte në kërkim që nga viti 2023 dhe pretendohej se kishte “një rol të madh” në Sacra Corona Unita.

“Për shkak të gjeografisë, afërsia e Shqipërisë me këtë zonë është shumë thelbësore dhe vendimtare për këtë lloj hetimi”, tha ai. “Pra, ne shpresojmë se do të jetë vetëm një fillim për bashkëpunimin e ri të zbatimit të ligjit”, përmbylli Lando.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Erdoğan i thotë kryeministrit spanjoll: Shtypjes në Palestinë do t’i vihet fund me përpjekje të përbashkëta.

Erdoğan dhe Sanchez u takuan në Stamboll, diskutuan marrëdhëniet dypalëshe, ndihmën e Gazës, anëtarësimin në BE dhe përpjekjet e paqes Ukrainë-Rusi Koray Taşdemir | 23.05.2025...

Taravari si Grubi, permend kuferat! (VIDEO)

Sot në Kuvendin e mbajtur në Kumanovë, Arben Taravari, i mllefosur pas largimit të shumicës së strukturave, përmendi “koferat”, duke ndjekur shembullin e Artan...

Deklaratë nga Presidenti, Arbtrim Qira lidhur me ndeshjen finale dhe në përgjithësi sezonin 2024/25

Deklaratë nga Prsidenti, Arbtrim Qira Të nderuar tifozë, sportdashës, dhe ndjekës te klubit tonë, Finalja e Kupës kundër FK Vardar, e luajtur para 2 ditësh, shënoi...

Aksident i rëndë në Shkup, humbin jetën dy persona

Dy persona kanë humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi pasditen e sotme në kryqëzimin ndërmjet bulevardit “8 Shtatori” dhe bulevardit...

Publikohen fotot private të Jeff Bezos dhe të fejuarës së tij në jahtin 500 milionë dollarë

Sezoni i jahteve të të famshmëve ka nisur dhe këtë herë është hapur nga Jeff Bezos dhe e fejuara e tij, Lauren Sanchez. Çifti është...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu