Afati i dytë i regjistrimit për vitin e parë në UCM, vende të lira ka pothuaj se në të gjitha fakultetet!

Shkup, 17 shtator – Në Universitetin “Shën Cirili dhe Metodi” në Shkup sot dhe nesër është regjistrimi në afatin e dytë për regjistrim në vitin e parë të studimeve deridiplomike për vitin shkollor 2024/2025. Pas afatit të parë të regjistrimit më 29 dhe 30 gusht, vende të lira ka pothuaj se në të gjitha fakultetet në kuadër të Universitetit të Shkupit.

Sipas informacioneve nga UCM, në Fakultetin e Arkitekturës në afatin e parë të regjistrimit janë plotësuar të gjitha vendet e lira, përderisa në Fakultetin e Ndërtimtarisë janë të lira 233 vende, prej të cilave 123 janë të dedikuara për studentë të rregullt të cilët financohen nga buxheti shtetëror, ndërsa 110 për studentë të rregullt me vetëfinancim.

Në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Teknologjive të Informacionit për studentë të rregullt në kuotë shtetërore janë të lira 194 vende, ndërsa për ata që do t’i financojnë vetë studimet janë të lira 99 vende.

Në Fakultetin e Shkencave Informative dhe Inxhinierisë Kompjuterike për studentë të rregullt në kuotë shtetërore ka 59 vende, prej të cilëve më së shumti (41) në drejtimin inxhinieri kompjuterike. Për studentë të rregullt me vetë financim në FSHIIK ka 254 vende të lira.

Për studentë të rregullt në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike për afatin e dytë të regjistrimit ka 452 vende, në Fakultetin Teknologjik-Metalurgjik 238, në Fakultetin Matematiko – Natyror për studentë të rregullt në kuotë shtetërore vende të lira janë 418, për studentë në kuotë private 324 vende, ndërsa për studentë me korrespondencë 103 vende.

Në Fakultetin Ekonomik nuk ka vende të lira për studentë të cilët financohen nga buxheti i RMV-së, përderisa për studentë të rregullt me vetë financim janë të lira 89 vende dhe 49 për studentë me korrespondencë. Në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë” ka 100 vende të lira në kuotën shtetërore, për studentë me vetë financim 323 dhe për studentë me korrespondencë janë të lira 49 vende.

Në Fakultetin Filozofik ka 592 vende të lira, në Fakultetin Filologjik “Bllazhe Koneski” rreth 300 vende për të gjitha drejtimet, për studentë të rregullt dhe me korrespondencë. Në Fakultetin Pedagogjik “Shën Klimenti i Ohrit” për studentë të rregullt në kuotë shtetërore janë të lira 96 vende, për studentë me vetë financim 150, përderisa për studentë me korrespondencë në afatin e dytë të regjistrimit ka 46 vende.

Në Fakultetin për Arsim Fizik, Sport dhe Shëndet nuk ka vende të lira për studentë të rregullt të cilët financohen nga buxheti shtetëror, ndërsa për të rregullt me bashkëfinancim ka 73 vende dhe për studentë me korrespondencë 98 vende.

“Vetëm nëntë vende janë të lira në Fakultetin e Mjekësisë për studentë të cilët financohen nga Buxheti i RMV-së, përderisa për studentë të rregullt me vetë financim janë të lira 106 vende, ndërsa për studentë me korrespondencë 92 vende. Në Fakultetin e Farmacisë janë të lira 71 vende, përderisa në Fakultetin e Stomatologjisë ka vetëm 13 vende”, njoftoi UCM.

Në Fakultetin e Shkencave të Bujqësisë dhe Ushqimit ka 292 vende të lira për studentë të rregullt me kuotë shtetërore, 120 për studentë me vetë financim dhe 83 për studentë me korrespondencë. Në Fakultetin e Shkencave Pyjore, Arkitekturë e Peizazhit dhe Eko-Inxhinieri ‘Hans Em’ janë të lira 161 vende, në Fakultetin e Dizajnit dhe Teknologjisë së Mobileve dhe Enterierit ka 57 vende dhe në Fakultetin e Mjekësisë Veterinere janë të lira 52 vende.

“Vetëm një vend është i lirë në Fakultetin e Arteve Dramatike, përderisa në Fakultetin e Artit Figurativ vetëm shtatë vende. Në Fakultetin e Artit Muzikor janë të lira gjithsej 141 vende për afatin e dytë të regjistrimit në ciklin e parë të studimeve, prej të cilëve 52 për studentë me kuotë shtetërore, ndërsa 89 për studentë në kuotë private”, informoi UCM në ueb faqen e të cilit www.ukim.edu.mk ka më shumë informacione për regjistrimin në studimet deridiplomike.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Miftaraj: Uria e Albin Kurtit për pushtet ka shkuar në nivel të frikshëm

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka komentuar deklaratën e Ambasadës së SHBA-së, pas moscertifikimit të Listës Serbe. Sipas Miftarajt, Albin...

Ambasada amerikane: Përpjekjet e VV-së për mos-certifikimin e Listës Serbe dëmtojnë stabilitetin dhe rikthimin e Dialogut Strategjik

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka reaguar për mos certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit. Sipas Ambasadës ...

Çfarë do të gjobitet përmes sistemit SAFE CITY?

Sistemi SAFE CITY, i cili gradualisht po zbatohet në disa qytete të vendit, ka për qëllim të përmirësojë sigurinë në trafik dhe të ulë...

Arrestohet miss Maqedonia pas përplasjes me policinë, lopët e saj kanë ngrënë lakrat në arat e fqinjëve (Video)

Ish missi i Maqedonisë nga Kriva Pallanka afër Kumanovës, Julijana Gjorgjievska (fitoi edhe titullin Miss Euroazia në vitin 2024 në Itali), tani është fermere...

Joseph, Coffey, Primorac njëzëri në Senatin Amerikan: Po, Kurti është bllokues i proceseve

Në Komitetin për Punë të Jashtme të Senatit Amerikan po mbahet një seancë dëgjimore me temën “Një rrugë drejt stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”. Gjatë diskutimit...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu