A do t’i pranojnë institucionet e Kosovës kërkesat e Vuçiqit?

Thirrjet e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për riintegrimin e serbëve në veri të Kosovës, u mirëpritën nga Bashkimi Evropian si një lëvizje pozitive, por nuk u komentuan fare nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili vjen nga partia e Kurtit, tha para gazetarëve se një veprim i tillë do të ishte antikushtetues.

Anëtarja e kabinetit të Kurtit, ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, tha se Vuçiq, me kërkesat e tij, synon të vazhdojë “instrumentalizimin e serbëve” të Kosovës.

Pse serbët i braktisën institucionet dhe çka kërkoi Vuçiq?

Qindra pjesëtarë të komunitetit serb në veri dhanë dorëheqje nga institucionet e Kosovës, përfshirë komunat, policinë, gjykatat dhe prokurorinë, në nëntor të vitit 2022.

Kjo pasoi indinjatën e tyre me një vendim të Qeverisë së Kosovës për t’i zëvendësuar targat serbe të makinave me targa të Kosovës.

Nga ajo kohë, kryetarët e komunave Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, u zëvendësuan me udhëheqës shqiptarë, pasi komuniteti shumicë serb në zonë i bojkotoi zgjedhjet.

Në gjykata, prokurori dhe polici, punonjësit serbë nuk u kthyen.

Në një adresim më 13 shtator në Beograd, presidenti i Serbisë, Vuçiq, parashtroi disa kërkesa për Kosovën – mes tjerash: kthimin e serbëve në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës për veriun, kthimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në funksionet e tyre, si dhe shpalljen dhe mbajtjen e “zgjedhjeve lokale, të lira dhe demokratike” në veri.

Ndryshe, popullata serbe në veri të Kosovës – e dirigjuar nga Serbia dhe strukturat e saj paralele në vend – vështirë u bindet vendimeve të institucioneve të Kosovës.

Për pasojë, zona shndërrohet shpesh në vatër tensionesh.

Integrimi i pjesëtarëve të komunitetit serb në institucionet e Kosovës ka qenë pjesë e disa marrëveshjeve që Kosova dhe Serbia kanë arritur në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve.

Duke komentuar kërkesat e Vuçiqit, Konjufca tha se ai po tenton të ruajë në Kosovë “atë që nuk e ka më”.

“Ai, faktikisht, po e kërcënon Republikën e Kosovës përmes konferencës së tij për shtyp, mirëpo ky është një kërcenim, i cili, ta them të drejtën, nuk na bën shumë përshtypje. Ne nuk frikësohemi, nuk shqetësohemi, sepse në atë pjesë të vendit janë institucionet e Kosovës, janë institucionet e sigurisë, janë institucionet politike, janë komunat që funksionojnë…”.

“Është shans i humbur i qytetarëve që kanë mendime të tjera për të marrë pjesë në procesin politik edhe për të qenë bashkëpjesëmarrës në procesin politik. Pas kësaj që ka ndodhur, vendi e ka marrë një drejtim të ri”, tha Konjufca.

Këtë vit, Qeveria e Kosovës ndërmori disa hapa – si heqja e dinarit serb nga përdorimi dhe mbyllja e strukturave paralele serbe – në përpjekje për të shtrirë sa më shumë autoritetin e saj në veri.

Vendimet hasën në kritikat e aleatëve perëndimorë, të cilët i cilësuan si hapa të pakoordinuar dhe me rrezik për rritjen e tensioneve.

Kërkesat e fundit të Vuçiqit, BE-ja tha se janë pozitive dhe i bëri thirrje edhe Prishtinës, edhe Beogradit që të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve.

“Ne e mirëpresim gatishmërinë e shprehur nga presidenti Vuçiq për të vazhduar angazhimin në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, tha zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, për REL-in.

Derisa kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, e konfirmuan shkuarjen në Bruksel më 17 shtator, për një takim të mundshëm të përbashkët, një rund i ri i bisedimeve mes Kurtit dhe Vuçiqit nuk duket në horizont.

Për herë të fundit ata u takuan më 14 shtator, 2023.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Osmani e pret Begajn: Kosova dhe Shqipëria të jenë gjithmonë pranë njëra-tjetrës

E para e shtetit, Vjosa Osmani, e ka pritur në takim presidentin shqiptar, Bajram Begaj. Osmani tha se në këtë takim të ngrohtë, biseduan për...

LSDM paralajmëron protestë të madhe kundër emigrantëve, Mickoski mohon të ketë një marrëveshje të tillë me Britaninë

Venko Filipce, kryetar i LSDM-së, njoftoi se do t’i paraqesë Parlamentit një rezolutë që do të parandalonte sjelljen e migrantëve në Maqedoni. Sipas tij,...

Kallëzim penal për Oliver Spasovskin

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se kanë parashtruar kallëzim penal ndaj ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, përcjell TV21. I njëjti,...

Gashi tregon se sa i frikësuar ishte Kurti pas sulmit në Banjska: Vinte me na’u lutë

Ish-deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka treguar për friken që kishte kryeministri Albin Kurti pas sulmit terrorist në Basnjka. Gjatë një interviste për emisionin “Debat...

Instituti i Kosovës për Drejtësi: Qeveria Mbron të Dyshuarit për Korrupsion dhe Sulmon Hetimet

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka publikuar raportin me titullin “Llogaridhënia përballë skandaleve qeveritare”. Ky raport përbmledh të gjitha rastet e dyshuara për shkelje...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu