Ministria e Drejtësisë: Propozim-ligji për falje sot në senacë kuvendare

Ministria e Drejtësisë njofton se me Ligjin e ri për falje që është propozuar nga ata, presidenti i Shtetit mund të falë vetëm për dënim, e jo edhe për ndjekje penale të personave të caktuar.

Nga Ministria e Drejtësisë thonë se gjatë hartimit të ligjit janë shqyrtuar disa përvoja krahasuese, siç janë zgjidhjet që përmbajnë sistemet juridike në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe nga ato shtete me të cilat RMV ka sisteme juridike të ngjashme.

“Arsyet për miratimin e Ligjit për falje, rrjedhin nga mangësitë dhe zbrazëtitë ligjore në ligjin ekzistues që janë konstatuar në zbatimin e tij praktik, si dhe nga nevoja për normimin më të saktë të çështjeve të caktuara të rregulluara me Propozim”.

“Ajo që është e rëndësishme është që në të ka afate të sakta dhe janë specifikuar deri në fund ingerencat e të gjitha palëve të interesuara që marrin pjesë në proces. Ndër të tjera bëhet edhe harmonizimi terminologjik i emrave dhe termave të veçantë. Gjegjësisht, ky Propozim Ligj për falje rregullon konceptin dhe llojet e faljes, efektin e faljes, personat e autorizuar për të dorëzuar lutje për falje, si dhe procedurën dhe aktet e organeve kompetente lidhur me faljen”, thonë nga Ministria e Drejtësisë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

ASH: Alarm për kapjen e shtetit dhe presionin ndaj mediave

Shkup, 9 dhjetor – Rënia e Maqedonisë së Veriut nga vendi i 36-të në të 42-in në Indeksin Botëror të Lirisë së Medias për...

Pas mesnate lirohet çmimi i naftës në Maqedonin e Veriut

Çmimi i naftës pas mesnate do të lirohet për një denarë. Sipas vendimit të fundit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, çmimet e benzinave dhe...

Hill thotë se ndjeu përgjegjësi morale të shkojë në Hagë në anën e Thaçit

Diplomati Christopher Hill, që ishte edhe i dërguar special në Kosovë gjatë kohës së luftës, ka thënë se shkuarja e tij për dëshmi në...

BDI kërkon tërheqjen e librit të Gjeografisë, Kosova nuk është `Metohi`

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim të thellë për qasjen tendencioze dhe pasaktësitë e rënda që gjenden në librin e Gjeografisë për klasën e...

Prokuroria nis hetimet për skandalin ku u përfshi edhe ministri Çeko

Raportimi i VOX Kosova për veprime ilegale dhe presione të hatashme në Agjencinë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale në kuadër të Ministrisë së Kulturës,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu