Ballkani në BE, eksperti: Është në interesin e bllokut, Shqipëria shembull në rajon

Mark Speich, Sekretar i Shtetit për Çështjet Federale, Europiane, Ndërkombëtare e Politikave mediatike rajonale për landin e Renanisë Veriore-Vestfalisë, pohoi për DW se afrimi i vendeve të Ballkanit do t’i sillte të mira vetë BE-së.

Speich, që nis një tur në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut thotë se qëllimi i këtyre ndalesave të tij është të hedhë dritë mbi një fazë kritike të zgjerimit dhe anëtarësimit në BE.

Gjatë kësaj vizite, përfaqësoj landin më të populluar i Gjermanisë me 18 milionë banorë, zemra e prodhimit industrial në Gjermani dhe jemi shumë të përkushtuar ndaj procesit të zgjerimit, shprehet ai. Speich përcjell bindjen se nga afrimi i rajonit ka një përfitim të ndërsjellë mes tij e BE-në nga një perspektivë gjeopolitike, që mund të bëhet një përfitim edhe nga një perspektivë ekonomike

“Do të thoja që në partitë politike kryesore në Gjermani ka një mbështetje të gjerë për këtë proces, por kemi gjithashtu një diskurs publik që është më pak entuziast për zgjerimin”, shprehet zyrtari i lartë.

“Kam perceptuar një përkushtim të madh ndaj procesit të zgjerimit dhe procedurave të anëtarësimit në Shqipëri”, thekson ai, ndërsa pohon se ka parë përmirësime në vendin tonë.

“Nga bisedat që kam zhvilluar, mund të shihet qartë që liderët politikë janë shumë të përkushtuar ndaj kësaj. Ata kanë një fokus të qartë te kapitujt që po diskutohen tani, nga njëra anë te çështjet themelore, por gjithashtu edhe te grupi i gjashtë, që lidhet me politikat dhe çështjet gjeopolitike, ku Shqipëria, do të thoja, po jep një shembull në rajon përsa i përket angazhimeve ndaj NATO-s dhe parimeve të aleancës perëndimore. Kështu që, Shqipëria po vendos një shembull të qartë. Ju mund ta ndjeni atë përkushtim dhe të shihni që teknikisht janë të përgatitur mirë dhe jam i bindur se gjërat mund të ecin përpara. Gjithashtu shohim progres në lidhje me vendosjen e parimit të sundimit të ligjit në sistemin gjyqësor. Ende ka sfida, por mendoj se është e rëndësishme që gjërat të ecin përpara”, ishte komenti i tij.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Blerant Ramadani do të jetë kandidati i ardhshëm i Aleancës për Shqiptarët (ASH) për kryetar të Komunës së Sarajit

Blerant Ramadani do të jetë kandidati i ardhshëm i Aleancës për Shqiptarët (ASH) për kryetar të Komunës së Sarajit. Të njëjtat burime pohojnë se vendimi...

Abdixhiku: Qeveria tranzicionale, ndoshta jo më e mira, por e vetmja gjithëpërfshirëse në tavolinë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka mbrojtur idenë e partisë së tij për krijimin e një qeverie tranzicionale, duke e...

SBU-ja e Ukrainës thotë se ka zbuluar një rrjet shtetëror spiunazhi të Hungarisë

Agjencia ukrainase e sigurisë, SBU, tha të premten se ka zbuluar një rrjet spiunazhi të drejtuar nga shteti hunarez me qëllim të sigurimit të...

Maqedoni, 32% e aparaturës së shtrenjtë mjekësore mbetet e papërdorur

Pothuajse një e treta e pajisjeve mjekësore të kushtueshme në shëndetësinë publike të Maqedonisë së Veriut nuk përdoren fare ose janë lënë të pluhurosen...

Skandal në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale – Punonjës shqiptar alivanoset nga presioni psikologjik

Një situatë alarmante është raportuar në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale në Maqedoninë e Veriut, ku sipas burimeve të OPEN TV, punonjësit po përballen me...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu