“Edhe gratë vdesin për atdhe”, Maqedonci fton të rejat t’i bashkohen FSK-së

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, u ka bërë thirrje të rejave që të aplikojnë për t’u bërë ushtare të FSK-së.

Nëpërmjet një videoje të postuar në Facebook, ai thotë se beson thellësisht se si burrat, edhe vajzat e gratë e duan atdheun dhe janë në gjendje të luftojnë e të vdesin për të.

“Forca e Sigurisë së Kosovës është forcë multietnike, me element përbashkues vullnetin për t’i shërbyer atdheut, përtej dallimeve gjinore e kulturore është forcë për të qëndruar gjithmonë stoik në mbrojtje të sovranitetit territorial e të jetës së qytetarëve. Ne besojmë thellësisht se si burrat, edhe vajzat e gratë e duan atdheun dhe janë në gjendje të luftojnë e vdesin për të, siç e kanë dëshmuar fuqishëm në të gjitha periudhat e historisë sonë të lavdishme. Andaj, ftoj të rejat që të aplikojnë për tu bërë ushtare të FSK-së, si forma më fisnike për t’i shërbyer Kosovës”, ka shkruar Maqedonci, njofton Klankosova.tv.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Patriotizëm i rremë në emër të kanalizimeve – Shfaqja e trishtueshme e Kaltrina Zekolli Shaqirit në Luboten

Nga njëra anë, lot për dëshmorët. Nga ana tjetër, buzëqeshje e gjerë përpara kamerave në krah të Hristijan Mickoskit. Kjo është skena e fundit...

Vota e zhveshur e GUXO-s pa VV-në zbardhet për herë të parë, në asamble të Prishtinës morën veç 2%

Partia GUXO e krijuar nga Vjosa Osmani tash e mbetur nën udhëheqje të Donika Gërvallës dhe Faton Pecit – për herë të parë pas...

Lloga në Luboten: Zeqirja Ibrahimi të ndjekë shembullin e Limanit dhe të mbështesë kandidatin e vetëm shqiptar në Butel

Krenar Lloga, ka shpërndarë një mesazh të fortë nga Luboteni, duke theksuar rëndësinë e zgjedhjeve të 19 Tetorit dhe domosdoshmërinë për përfaqësim të drejtë...

Sela: Emir Sulejmani do të jetë kryetar i ardhshëm i Zhelinës

Në fshatin Novosellë, vendlindjen e kandidatit për Kryetar të Komunës së Zhelinës, Emir Sulejmani, kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, bashkë me ekipin...

Bujar Osmani nga GaziBaba: Çairi është çelësi i ndryshimit, është koha të themi mjaft!

Bujar Osmani: Çairi është çelësi i ndryshimit, është koha të themi mjaft! Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, në tubimin e sotëm...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu