Largimi i shqiptarëve nga puna në FIZHT me rekomandim të Qeverisë

VAZHDON TË MBETET ENIGMË PËRQINDJA E SHQIPTARËVE NË KËTË INSTITUCION

Ndërprerja e kontratave në Fondin për Inovacion të Teknologjisë vjen si pasojë e rekomandimit të Qeverisë nga mledhja e datës 28 qershor. Kështu thonë nga Fondi për Inovacion në përgjigjen dërguar KLAN Maqedoni pothuajse një javë pasi ju kërkuam sqarime rreth arsyes për ndërprejen e kontratave për 30 të punonjësve shqiptar.

Megjitatë në përgjigjen e tyre nuk ka asnjë fjalë se cila është përqindja e shqiptarëve në këtë insitucion pas ndërprerjes së kontratve.

“Në bazë të konkluzioneve të seancës së parë të mbajtur më 28 qershor 2024, Bordi Drejtues ndaloi të gjitha aktivitetet aktuale, pagesat dhe në fund të racionalizojë kostot dhe buxhetin e institucionit. Në atë drejtim, duke vepruar në përputhje me konkluzat Ushtruesi Detyrës së drejtorit, Nikolla Dodov ndërpreu të gjitha shpalljet aktuale, si dhe pagesën e ekspertëve që vlerësuan projektet për sa kohë që auditimi i brendshëm i posaçëm vazhdon për të përcaktuar ligjshmërinë e funksionimit të institucionit dhe procesin e përzgjedhjes së ekspertëve”, thonë nga FIZHT.

Nga Fondi për Inoovacion dhe Zhvillim të Tekonologjisë bëjnë të ditur se në këtë institucion të punësuar me vendim pune janë 8 persona dhe 40 kanë qenë me kontrata të përkohshme.

“Të gjithë kontraktorëve u janë ndërprerë kontratat në përputhje me Ligjin për Marrëdhëniet e Detyrimeve dhe atyre do t’u paguhen tarifat për punën e deritanishme sapo Ministria e Financave të zbatojë urdhërpagesat. Nga të gjithë të punësuarit, vetëm 8 (tetë) punonjës janë në punësim të rregullt dhe në periudhën e kaluar, deri në qershor 2024, në listën e pagave janë regjistruar më shumë se 40 kontraktorë me tarifa deri në 60.000 denarë. Që nga 6 shtator 2024, ud drejtori u ndërpreu kontratat e punës të gjithë kontraktorëve në institucion”, shtojnë nga FIZHT.

Shtojnë se në periudhën e ardhshme do të pasojnë ndryshime në strukturën organizative të institucionit dhe fokusi do të vendoset në shfrytëzimin maksimal të fondeve nga fondet IPA të BE-së, të gjitha me synimin për të realizuar një riorganizim të plotë institucional dhe riemërtim të Fondit për Inovacion dhe Zhvillimin Teknologjik, i cili nga një humbës apo borxhli buxhetor duhet të shndërrohet në një organizatë me reputacion fitimprurës.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

Kurti: Na duhet fitore vendimtare me mbi 50 për qind

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve “AFP”, ka potencuar se Lëvizja Vetëvendosje synon një fitore...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu