SKANDALI: Ilir Meta i ka ofruar për 300 mijë euro përmes Fahri Balliut, dekoratën e lartë Sulejman Rexhepit, kreut të Bashkësisë Islame të Maqedonisë

Sulejman Rexhepi, ish- kreu i Bashkësisë Islame të Maqedonisë së Veriut ka botuar librin e tij me kujtime, ku mes të tjerash ka një dëshmi të rëndë kundër ish- presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta.

Ai dëshmon se si Ilir Meta përmes Fahri Balliut i ka ofruar një dekoratë të lartë për 300 mijë euro.

Ish- kreu i Bashkësisë Islame të Maqedonisë së Veriut e ka pas të nevojshme dekoratën për shkak të imazhit të tij pro grupeve radikale islame.

Ai tregon me imtësi detajet se si i janë ofruar dhe për mënyrën se si duhen paguar këstet e dekoratës ndaj Fahri Balliut. “Nëse e do nevoja Ilir Meta do të vie edhe në Shkup dhe në sy të shkijeve do të ma dorëzojë dekoratën presidenciale. Çmimi për blerjen e dekoratës tashmë ishte caktuar, fiks 300 mij euro, kurse ceremonia spektakolare që do të përgatitej me këtë rast do të kushtonte minimum edhe nja 120 mij euro!”

Ne liber po ashtu tregon se si Fari Balliu ka dashur ta shmang Ilir Meten nga kontakti direkt.

Fahri Balliu më tërhoqi në një kënd dhe më tha që, mos të rri e mos ta takoj shum Ilir Metën, sepse, edhe ashtu është shumë i dyshimtë. Mileti do të pyesi se, çfarë i lidhë Ilir Metën me Sulejman Rexhepin? Prej kur këta dy shokë? Edhe ashtu është nën llupën amerikane si njeri më i korruptuar në vend, prandaj, gjithçka që më duhet prej tij duhet të shkojë përmes Ferdinandit dhe meje, më tha Balliu.

Në libër po ashtu ka një dëshmi tjetër se si një diplomat shqiptar dhe një tjetër gazetar që ndjek aktivtetet fetare i kanë shitur një dekoratë nga ish- presidenti Trump, dhe kjo për t’i rregulluar “imazhin”.

Rrëfimi i ish- kreut të Bashkësisë Islame të Maqedonisë Veriore, ngjan tepër i sinqerte dhe i mbushur me detaje.

Ky është një rast i pastër për SPAK dhe për dosjen nën hetim të Ilir Metës.

Më poshtë pjesë nga libri i tij, faqe 104:

“Në një ndeje të veçantë me botuesin e Gazetës 55, z. Fahri Balliun si dhe gazetarin që i thotë vetes “mjeshtër i madh”, pas drekimi të përbashkët me Ilir Metën, Fahri Balliu më tërhoqi në një kënd dhe më tha që, mos të rri e mos ta takoj shum Ilir Metën, sepse, edhe ashtu është shumë i dyshimtë. Mileti do të pyesi se, çfarë i lidhë Ilir Metën me Sulejman Rexhepin? Prej kur këta dy shokë? Edhe ashtu është nën llupën amerikane si njeri më i korruptuar në vend, prandaj, gjithçka që më duhet prej tij duhet të shkojë përmes Ferdinandit dhe meje, më tha Balliu.

Më thanë që unë t’i bëja gati lekët se gjithçka do të shkojë si në tëlynë. Nëse e do nevoja Ilir Meta do të vie edhe në Shkup dhe në sy të shkijeve do të ma dorëzojë dekoratën presidenciale. Çmimi për blerjen e dekoratës tashmë ishte caktuar, fiks 300 mij euro, kurse ceremonia spektakolare që do të përgatitej me këtë rast do të kushtonte minimum edhe nja 120 mij euro!

Nga pala shqiptare nuk do të kishte kurrfarë problemi, sepse tashmë e kishte hapur portën e madhe z. Donald Trampi. Ilir Meta do ta kishte shumë të lehtë për ta justifikuar ndarjen e dekoratës, madje duke u motivuar nga dekorimi me dekoratën nga ana e presidentit amerikan. Kur më dekoron presidenti amerikan, pse të hezitojë presidenti shqiptar! Fundja, mua më duhej kjo dekoratë, le të kushtojë sa të kushtojë. Myslimanët ma kanë hak këtë dekoatë, i kam udhëhequr, ua kam zhvilluar jetën fetare islame, i kam shkolluar, i kam ngritur kulturalisht e fetarisht, i kam prezantuar denjësisht brenda e jashtë! Tani, le të ma paguajnë këtë dekoratë!

E shoh që djemëve të mij nuk i bëhet shum qejfi, sepse më me ëndje do t’i zhvasnin ato 3-400 mij euro se sa të shkonin në xhepin e Ilirit dhe të sekserëve të tij. Megjithatë, më duhet mua, kam frikë se po më del shpirti me nofkën “Zharko” të pafshirë. Kjo dekoratë do t’i eliminojë të gjitha pseudonimet policore të cilat po ma nxijnë jetën.

Atyre ju dola hakut, ja, me paratë që u grumbulluan për t’u ndihmuar shqiptarët e Hasanbegut dhe rrethinës që u përmbytën nga vërshima tragjike, Sulës së vogël ia bleva Golf 7-shin, direkt nga salloni, 37 mij euro. Po kaq ia dhashë edhe nipit tjetër, djalit të Zuhejrit i cili, e shoh unë, gjithnjë e më shumë po më hidhërohet se po e favorizoj nipin tjetër, djalin e Zeglulit, Sulën e vogël. Nuk më bëjnë punët! E kam sjellë veten që dashurinë e bijve të mi ta blejë me para! Apo unë nuk po lë pas kurrfarë pjelle, djem që e duan babain e tyre vetëm për para! Edhe njëra edhe tjetra!

Javën e ardhshme, në Strugë do të takohem me Fahri Balliun dhe Ferdinan Samarxhiun, për t’ua dorëzuar ratën e parë prej 80 mij euro. Një javë më vonë do të takohemi në Pogradec, te qendra turistike “Drilon” dhe, aty do ta marrin ratën tjetër prej 70 mij euro. Aty do të caktohet dita kur do të më duhet ta jap tërë shumën kurse këta miq të mij do të ma tregojnë datën e saktë se kur do të organizohet ceremonia e ndarjes së dekoratës presidenciale enkas për mua, liderin historik të myslimanëve të Maqedonisë. Jo vetëm lider fetar, por edhe kombëtar, sepse, asnjë nga liderët, as nga politikanët, as nga veprimtarët e ndyshëm, nuk është dekoruar nga presidenti shqiptar. Ja, unë Sulejman Rexhepi, me plotë meritë – do të dekorohem nga i madhi dhe i ndershmi, ekselenca e tij, z. Ilir Meta”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Veterani i UÇK-së bëhet Kampion Shtetëror në Bodybuilding në Maqedoni

Shkup – Një histori e jashtëzakonshme force dhe qëndrese: një ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), i cili humbi njërën këmbë gjatë luftës së...

VLEN në Vrapçisht injoron apelin e Avokatit të Popullit për mos­përdorimin e fëmijëve në fushatë

Avokati i Popullit ka bërë apel publik që fëmijët të mbrohen nga çdo formë e abuzimit politik gjatë fushatave zgjedhore. Megjithatë, vetëm pak orë...

Angelina Jolie: “E dua vendin tim, por sot nuk e njoh më Amerikën”

Në një kthesë të re të jetës së saj, aktorja dhe regjisorja e njohur po përgatitet të lërë përfundimisht Shtetet e Bashkuara pas përfundimit...

Izraeli nis transferimin e të burgosurve përpara lirimit

Izraeli ka filluar transferimin e të burgosurve në dy burgje përpara lirimit të tyre si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, e hartuar...

Kurti sulmon kandidatin e PDK-së në Mitrovicë: Po garojnë me gomë rezervë

Në një tubim në Mitrovicë, Albin Kurti ofendoi kandidatin e PDK-së Arian Tahiri duke e quajtur “gomë rezervë” teksa kërkoi mbështetje për Faton Pecin Kryeministri...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu