Okupimi i veriut të Kosovës, mediat serbe “nxjerrin blof” Vuçiçin, ja pse pushtimi do të ishte “vetëvrasje” për Serbinë!

Për Kosovën, kërcënimet serbe se do të shpallin okupimin e saj, janë bërë thuajse të zakonshme, duke patur parasysh retorikën e zjarrtë të presidentit serb Aleksandër Vuçiç, i cili thuajse gjithmonë përfundon thjesht duke “luajtur blofin”. Megjithatë, edhe një herë tjetër, mediat serbe “i kanë hedhur benzinë zjarrit” pasi kanë raportuar dje, thuajse njëzëri se, sot në orën 18:00 do të flasë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe se pritet të shpallet pushtimi i një pjese të territorit të Kosovës. Mediat si Alo, Kurir, B92, etj., raportuan se ndërsa Vuçiç del nesër para kombit serb, kryesia shtetërore ende po diskutonte për çështje të ndryshme. “Në tavolinë është opsioni i shpalljes së okupimit të një pjese të territorit të Republikës së Serbisë”, raportuan mediat e Beogradit duke nënkuptuar territore në Republikën e Kosovës, pasi dihet se zyrtarisht Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet sovran. Megjithatë, media të tjera si “Danas”, me të drejtë, vënë në dyshim fjalët e liderit të vendit të tyre.

“Mision vetëvrasës”

Nuk ka gjasa që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, të shpallë pushtimin e Kosovës, sepse do t’i vinte inat Perëndimit dhe ky do të ishte një mision vetëvrasës. Përveç kësaj, ai do të duhej të thoshte se kush e pushtoi, nëse ishte Shqipëria, Amerika, OKB-ja apo Kurti, besojnë kolumnistët e “Danas”, duke komentuar mundësinë që Vuçiç të vendosë të shpallë pushtimin e një pjese të territorit. Predrag Petroviç, drejtor i kërkimeve në Qendrën e Beogradit për Politikën e Sigurisë, shpjegon për “Danas” se okupimi do të thotë se ushtria e armikut ka pushtuar një territor të caktuar dhe po ushtron pushtet mbi të. I pyetur se sa realiste është kjo deklaratë e Vuçiçit, ai përgjigjet se është një opsion joreal, duke pasur parasysh se statusi i Kosovës është i rregulluar me rezolutë të OKB-së dhe se kjo do ta vinte Serbinë në konflikt praktikisht me të gjithë botën, në radhë të parë me shtetet më të forta perëndimore. “Serbia është e rrethuar nga vendet e NATO-s, ndaj lufta në Kosovë do të ishte një mision vetëvrasës për Serbinë”, paralajmëron Petroviç.
Sfidë për Perëndimin

Nga ana tjetër, analisti politik Dragomir Angjelkoviç thotë për “Danas” se nuk ka gjasa që Vuçiç të deklarojë një pushtim sepse do të inatoste Perëndimin dhe se ky është një kërcënim bosh. Ai shtoi se Vuçiçi, i cili pranoi planin franko-gjerman dhe Ana Brnabiç, e cila tërhoqi letrën në të cilën Serbia thotë se nuk do ta pranojë pavarësinë e Kosovës, vështirë se mund të jenë njerëz që mund ta shpallin luftë në atë pjesë të territorit të Kosovës. “Por nëse ai do të shpallte pushtimin e territorit, fuqitë e mëdha janë të detyruara të zbatojnë Rezolutën 1244. Në Kushtetutën tonë, nuk kemi një pjesë që i referohet territorit të pushtuar përkohësisht. Por teorikisht mund të deklarojmë se na është vjedhur ky territor dhe se nuk do të heqim dorë prej tij”, tha Angjelkoviç.

Prapaskenat

Ndërsa Dragan Sormaz, kryetar i Këshillit Euroatlantik të Serbisë, në deklaratën e tij për Danas tregon një aspekt tjetër që Vuçiç do të duhej të përgjigjej nëse vendos të ndërmarrë këtë hap për të pushtuar veriun e Kosovës. “A është KFOR-i një mision paqeruajtës i OKB-së apo një ushtri okupuese? Pra, pse atëherë ushtria, komandanti i përgjithshëm i së cilës është Vuçiç, bashkëpunon me KFOR-in në baza ditore”, pyet Sormaz. Ai thekson se njoftimet për shpalljen e pushtimit janë të pakuptimta dhe se e vërteta duhet thënë para qytetarëve. Jozyrtarisht, në skenën politike dëgjohet se Serbia ka nënshkruar Marrëveshjen e Kumanovës dhe nuk ka më mundësi për të shpallur okupimin. Si dhe shpallja e pushtimit do të nënkuptonte mobilizimin e përgjithshëm të të gjitha forcave në dispozicion për çlirimin e vendit, që do të thotë një luftë në të cilën udhëheqja shtetërore nuk dëshiron të hyjë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Çun Lajçi: “Që vjen koha me ia sharë nënën kryeministrit, këtë s’e kam imagjinuar kurrë!”

Aktori dhe poeti Çun Lajçi ka reaguar ashpër ndaj etiketimit të kundërshtarëve politikë si agjentë të Serbisë apo Rusisë, duke shprehur zhgënjimin e tij...

Vrasja në mes të ditës në Madrid, kush ishte Andriy Portnov, këshilltari presidencial ukrainas?

Teksa po shkonte për të hipur në veturën e tij të tipit, Mercedes, pasi i kishte lënë fëmijët në një shkollë ndërkombëtare afër Madridit,...

• Kroaci: Trofeu i kampionatit “në pritje” në autostradë – Presidenti i Federatës gati për çdo skenar!

E rrallë në Kroaci Trofeu i kampionatit pritet në autostradë – Presidenti i Federatës gati për çdo skenar! Një situatë unike po ndodh në futbollin...

Klajdi Musabelliu dhe Loredana Brati i qojnë “selam” Elvana Gjatës

Klajdi Musabelliu dhe Loredana Brati, dy nga ish-banorët e “Big Brother VIP Albania”, duket se po e vazhdojnë miqësinë e tyre edhe jashtë shtëpisë...

Erdogan: Nuk kam ndërmend të kandidoj përsëri për president

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha se nuk ka ndërmend të kandidojë përsëri për president, duke shtuar se vendi ka nevojë për një kushtetutë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu